Lotito: Tare “peshon” shumë

Po intrigojnë gjithcka për ta larguar. Bosi i Lacios, Lotito nuk e sheh më dot me sy sulmuesin shqiptar Igli Tare. E përjashtin nga ndeshjet miqësore, nga lista laciale që do të dërgohet në UEFA me rastin e Ligës së Kampioneve. "Lacio duhet të lirohet me cdo kusht nga disa pagesa të rënda nësë dëshiron të realizojë ndonjë goditje tjetër në merkato në muajin e fundit të tratativave. Për këtë presidenti Lotioto synon largimin e lojtarëve si Tare dhe Simone Inzagi, që kanë pagesa të rënda për arkat laciale dhe kanë humbur shumë stimuj pas kalimit të një sezoni të tërë më Romë midis bankinës dhe tribunës dhe nuk përshihen më në planet e Lacios", - shkruan italiasera.it.