E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PS-se Gjiknuri ne ShBA

Zgjedhjet e 8 majit

Faktet dhe problemi elektoral i krijuar pas 8 majit ne Tirane duket se do te jene pjese e axhendes me karakter nderkombetar te Partise Socialiste. Deputeti i saj Damian Gjiknuri ndodhet aktualisht ne SHBA ku po zhvillon takime me zyrtare te Departamentit te Shtetit. Lajmin e ka bere te ditur Top-Channel i cili nuk ka shtuar asnje detaj shtese rreth turit te deputetit socialist. Nje element qe mund te konsiderohet ne kete rast eshte fakti se Gjiknuri ka qene personi me i angazhuar me organizimin e aksionit ligjor te PS-se per ceshtjen e zgjedhjeve ne Tirane. Ne analogji  i njejti angazhim diplomatik u vu re edhe pas procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009 teksa deputete dhe drejtues te larte te selise roze jane angazhuar ne nje aksion te gjere lobues ne institucionet nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›