Shqipëria U-17 mundet nga Polonia 2-0

Shqipëria U-17 është mundur nga Polonia me rezultatin 2-0 duke zënë vendin e fundit në Grupin 9 kualifikues të Kampionatit Europian. Djemtë e trajnerit Edmond Licaj shpresonin në një fitore ndaj polakëve për tu kualifikuar më tej, pas barazimit me Izraelin 1-1 në ditëne dytë të ndeshjeve.
Shqipëria në tre ndeshje mundi të grumbullojë vetëm një pikë, duke edhe pësuar dy humbje me Finlandën 4-1 dhe Poloninë 2-0. Po sot, Finlanda barazoi me Izraelin 1-1. Nga grupi ynë për të vazhduar "endrrën" europiane u kualifikuan Polonia e vendit të parë (tre fitore) dhe Finlanda e vendit të dytë (7 pikë).
Rezultatet e Shqipërisë
Finlandë-Shqipëri 4-1
Shqipëri-Izrael 1-1
Poloni-Shqipëri 2-0
Renditja përfundimtare
Polonia 3 3 0 0 7-0 9
Finlanda 3 1 1 1 5-4 4
Izraeli 3 0 2 1 2-5 2
Shqipëria 3 0 1 2 2-7 1