Bariç në stadium, Salihi e Mukaj ndiqen nga manaxheri i Rapidit

Takimi i fundit i Tiranës me Luftëtarin në "Selman Stërmasi" ka përfunduar me rezultatin 2-1, një ndeshje që i përket katër sezoneve më parë, 2001-2002. Me pikë të plota në shtëpi, 3 ndeshje-3 fitore, bardheblutë nuk mendojnë se do të jetë skuadra gjirokastrite ajo që do t'i prishë traditën, aq më tepër kur Luftëtari ka fituar për herë të fundit në Tiranë dhjetë vjetë më parë në edicionin 1986-1987, me rezultatin 2-1.
Tirana vjen në përballjen me gjirokastritët pas barazimit 1-1 me Teutën në transfertën e "Niko Dovanës", ndërsa Luftëtari mbërrin për herë të dytë në kryeqytet pas fitores me Besën 1-0.
Në takimin Tirana-Luftëtari do të jetë i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares sonë, kroati Oto Baric që do të vëzhgojë nga afër shtatë lojtarë kuqezinj që militojnë në rradhët e bardhebluve: Klodian Duro, Hamdi Salihi, Devi Mukaj, Ervin Bulku, Nevil Dede, Arjan Pisha dhe Isli Hidi, ndëkohë që të pranishëm në "Selman Stërmasi" do të jenë edhe një menaxher austriak i skuadrës së famshme, Rapid i Vjenës. Në ndeshjen e fundit, golashënuesi më i mirë i sezonit Hamdi Salihi nuk shënoi golin e zakonshëm, ndërkohë që shkodrani i talentuar do të përpiqet të mos zhgënjejë ashtu sic bëri para syve të të dërguarëve të klubit gjerman të Bundesliga 2, SC Padeborn në ndeshjen e Kupës UEFA kundër turqëve të Kayserispor.
Në 24 takimet e fundit të zhvilluara në kryeqytet, Tirana ka fituar 17 herë, 5 ndeshje janë mbyllur në barazim dhe vetëm 3 fitore u përkasin bluzinjve: dy herë 1-0 dhe njëherë 2-1.
Tirana-Luftëtari do të gjykohet nga Aranit Lulaj (Vlorë), Fatmir Elezi (Durrës), Arben Pregja (Tiranë)
TIRANA
Bilanci në sezonin 2006-2007: 4 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Golat: 18-9. Ndeshjet brenda: 3 fitore, 0 barazime, 0 humbje. Golat: 12-5
Ndeshja e fundit: Teuta-Tirana 1-1
LUFTËTARI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 3 fitore, 1 barazim, 3 humbje. Golat: 6-6
Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje, gol. 2 6
Ndeshja e fundit: Luftëtari-Besa 1-0
Bilanci ndërmjet tyre: 69 ndeshje; 43 fitore Tirana, 17 barazime, 9 fitore Luftëtari. Golat: 134-44