E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U-19 kundër Spanjës, tri herë kampione e Europës

Dash Frashëri
Albania-sport- Shqipëria U-19 do të jetë përballë një kundërshtari si Serbia në raundin e parë eliminator, por në Grupin 5 bëjnë pjesë dhe Spanja dhe modestët nga Lihteshtejni. Shorti është hedhur sot në Barcelonë, ku përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte sekretari i përgjithshëm, avokat i mirënjohur Roland Mici. Shqipëria bënte pjesë në vazon e dytë, në vendet 27-52 së bashku me Letoninë, ekipin që plotëson katërshen e Grupit 5. Spanja është ekipi me historinë më të shkëlqyër në të këtë moshë pasi është tri herë kampionë e Europës: 2002, 2004 dhe 2006. Në kampionatin Europian U-19, finalet e të cilit do të luhen në Turqi 2008, në raundin e parë eliminator bënin pjesë 52 ekipe të ndara në 13 grupe, të renditura në bazë të koeficentëve të tyre, ku sigurisht që mungon emri i Turqisë organizatore. Për herë të parë ndryshoi dhe formati i zhvillimit të aktivitetit, ku në garë janë të gjithë. Vendet e para dhe të dyta të cdo grupi së bashku me dy vendet e treta më të mira të 13 grupeve do të kualifikohen në raundin e Elitës. Shtatë fituesit e grupeve të Elitës do të bashkohen me vendin organizator Republikën Ceke në finalet e turneut. Për herë të parë në këtë aktivitet merr pjesë edhe Mali i Zi, anëtari i 53-të i UEFA-s. Ekipi Kombëtar shqiptar U-19 drejtohet nga trajneri Ramadan Shehu. Grupi 5 1.Spanja 2.Serbia 3.Shqipëria 4.Lihteshtejni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›