FSHF-ja sjell Francën dhe Holandën U-17 në Tiranë

Dash Frashëri
Albania-sport- Shqipëria U-17 ka "peshkuar" emra të mëdhenj si Holanda dhe Franca në shortin e hedhur sot në Barcelonë, ku përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte sekretari i përgjithshëm, avokat i mirënjohur Roland Mici. Shqipëria bënte pjesë në vazon e dytë, në vendet 27-52 së bashku me Letoninë, ekipin që plotëson katërshen e Grupit 10. Ajo që e bën më intrigues lajmin është fakti se UEFA në mirëkuptim dhe me federatat e Holandës, Francës dhe Letonisë vendosën që takimet e U-17 të zhvillohen në Shqipëri në datat 22-28 tetor 2007, ku Federata Shqiptare për herë të parë do të jetë organizatore dhe mikpritëse e një aktiviteti të tillë. Në kampionatin Europian U-17, finalet e të cilit do të luhen në Turqi 2008, në raundin e parë eliminator bënin pjesë 52 ekipe të ndara në 13 grupe, të renditura në bazë të koeficentëve të tyre, ku sigurisht që mungon emri i Turqisë organizatore. Për herë të parë ndryshoi dhe formati i zhvillimit të aktivitetit, ku në garë janë të gjithë. Vendet e para dhe të dyta të cdo grupi së bashku me dy vendet e treta më të mira të 13 grupeve do të kualifikohen në raundin e Elitës. Shtatë fituesit e grupeve të Elitës do të bashkohen me vendin organizator Turqinë në finalet e turneut. Për herë të parë në këtë aktivitet merr pjesë edhe Mali i Zi, anëtari i 53-të i UEFA-s. Ekipi Kombëtar shqiptar U-17 drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro, njëhersh edhe ndihmësi i teknikut të Kombëtares A, kroatit Oto Baric. Grupi 10 1.Franca 2.Holanda 3.Letonia 4.Shqipëria