E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Nuhiu: “Në Kupë e kam mundur gjithmonë Adrianin, edhe në Maqedoni”

Dash Frashëri

EKSKLUZIVE - Sulmuesi i Besës, shqiptari nga Maqedonia, Arben Nuhiu, përjetoi një gëzim të dyfishtë: kualifikimin e ekipit të tij, Besës dhe mposhtjen e vëllait të tij më të vogël, sulmuesit të Dinamos, Ardian Nuhiu. "Ardiani, më ka mundur gjithmonë në ndeshjet e kampionatit, edhe në Maqedoni, por unë e kam mposhtur atë gjithmonë në Kupë, ku të kualifikuar kanë qenë ekipet për të cilat, unë kam luajtur", pohoi "truri" i Besës, gjatë një interviste ekskluzive për Albania-sport.com, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së dytë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Besa fitoi 2-0 në Tiranë, duke përmbysur atë rezultat negativ 1-2 të ndeshjes së parë në Kavajë. Arbeni luajti në këtë takim, teksa u zëvendësua gjatë zhvillimit të pjesës së dytë, ndërsa Ardiani nuk luajti asnjë minutë për Dinamon.
* * *
Arben, një fitore e madhe dhe një kualifikim befasues i Besës?
- Për të qenë i sinqertë, shanset e kualifikimit para takimit ishin 90 përqind me 10 përqind në favor të Dinamos. Ne zhvilluam një lojë superiore me Dinamon, ashtu si dhe me Tiranën, dy ndeshje të fituara në minutat e fundit të takimit.
Media shqiptare ju ka personifikuar si "truri" i Besës?
- Padyshim këtë e konsideroj si një gjetje gazetarësh dhe jo si vlerë të personit tim. Sigurisht që më pëlqen krahasimi.
Mposhte vëllain tënd, Ardianin, kundërshtarin tend te Dinamo.
-Është një fakt interesant. Gjithmonë kur kemi luajtur në kampionat më ka mposhtur ai, edhe në Maqedoni ka ndodhur kështu, por për ndeshjet e Kupës gjithmonë kam fituar unë.

* Ne foto Ardian Nuhiu (Dinamo) dhe Arben Nuhiu (Besa) ne nje foto eksluzive per Albania-sport.com, pas ndeshjes Dinamo-Besa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›