E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U21 teston plotë kosovarë

Talentët kosovarë që luajnë në ekipe të ndryshme evropiane vazhdojnë të jenë në radarin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Këtë e vërteton fakti se trajneri i ekipit kombëtar U21, Skender Gega, ka thirrur në testim 29 futbollistë nga vende të ndryshme.

Në mesin e të ftuar në testim janë edhe këta kosovarë; Egzon Kllokoqi, Ramadan Morina (Zurich), Naserk Kajtazi (Nafta Lendava), Taulant Kadrija, Ilir Beqiri (Lingbi Bk), Ilir Mehmeti (TUS Mayen II), Shpend Matoshi (Chiaso), Fisnik Hasanaj (Luzern II), Valonis Kadrijaj (SpVgg Unterhaching) dhe Halit Sabedini.

Duke nisur nga data 7 deri më 10 maj, trajneri Gega do të ketë nën vëzhgim këta futbollistë, të cilët janë kandidatë për ta veshur fanellën e ekipit shpresa.

Në ekipin U21 të Shqipërisë aktualisht luajnë: Agonit Sallaj, Imran Bunjaku, Mergim Brahimi dhe Arbnor Fejzullahu. Kurse në fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë luajnë: Samir Ujkani, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi, derisa pas një pauze ekipit pritet t’i bashkohet edhe Besart Berisha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›