Përqafimi i Guardiolës me Mourinhon (video)

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho tashmë disa vite janë ‘armiq’ në fushën e lojës e sidomos në dy vitet e fundit kur janë përballur mes vete në La Liga.
Trajneri i Barcelonës dhe ai i rivalit të përhershëm Real Madridit konsiderohen si dy prej rivalëve më të mëdhenj në futbollit modern.
Mirëpo, nëse kthehemi prapa, në kohën kur Guardiola ka qenë futbollist i Barcelonës kurse Mourinho i angazhuar në stafin teknik, gjejmë një raport krejt tjetër mes tyre, madje aq të ngushtë sa që pasqyrohet me këtë përqafim të fuqishëm.