E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia barazon 1-1 kunder Norvegjise

Kombetarja shqiptare barazoi 1-1 kunder Norvegjisë në ndeshjen e luajtur në “Qemal Stafa”. Skuadra e drejtuar nga De Biazi shënoi e para me Valdet Ramën, por u ndëshkua nga norvegjezët vetëm tre minuta nga fundi I ndeshjes. Gjithsesi, barazimi ngjit Shqipërinë në vendin e dytë të grupit, pas humbjes së Islandës në fushën e saj.

Ky është goli që ndezi festën në “Qemal Stafa”.

Ky tjetri goli që sfumoi shpresat për fitore të Shqipërisë.

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja kundër Norvegjisë. E gjashta dhe një nga më të rëndësishmet në grupin E eliminator të Botërorit 2014. Nuk ka fitore, por pika e marrë në “Qemal Stafa” mban gjallë shpresat për në finalet e Brazilit. Shqipëria ngjitet në vendin e dytë, pas humbjes 2-4 të Islandës kundër Sllovenisë.

Ashtu sic pritej, tifozët I dhurojnë bnjë atmosferë elektrizuese sfidës. 12 mijë flamuj të vegjël, një gjigand. Shumë emocione për lamtumirën e dy ikona të skuadrës kuqezi si Altin Lala dhe Ervin Skela…

Të gjitha këto kthehen në lojtarin e 12-të për skuadrën e drejtuar nga De Biazi.
Nis shpejtë loja për kuqezinjtë që rrezikojnë me Mavraj pa u plotësuar ende minuta e parë…
Pak raste në minuat në vazhdim, ndërsa për të ngritur në këmbë tifozët duhet të vinte fundi I pjesës së parë. Minuta e 41-të, veprim I bukur I Valdet Ramës dhe 1-0 për Shqipërinë….
Me shijen e fitore mbyllet pjesa e parë, ndërsa me rikthimin në fushë, fati nuk është me skuadrën shqiptare.
Traversa I mohon golin salihit në minutën e 67-të…
Në minutën e 72-të nuk del skema e përgatitur nga de Biazi për të ndëshkuar norvegjezët ashtu si në Oslo.
Ndërsa në të 77-ën, Migjen Basha ndalet vetëm në vijën fatale
Raste që mund të vulosnin sfidën, por fati kthehet kundër. Kur pritrej festa madhështore kuqezi, Norvegjia ndëshkon vetëm tre minuta nga fundi I ndeshjes me Hogli.
Të kota përpjekjet e skuadrës shqiptare deri në minutën e 4-rt shtesë. Nuk ishte dita e duhur për fitore… Gjithsesi barazimi mban gjallë ëndrrat me Botëror të Shqipërisë. Pika në “Qemal Stafa” ngjit kuqezinjtë në vendin e dytë pas humbjes në shtëpi të Islandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›