Shqiperia bllokon deklaraten e perbashket
Krerët e shteteve të rajonit kanë përfunduar samitin për procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore, të mbajtur në Beograd, pa një deklaratë të përbashkët. Ka qenë pikërisht Shqipëria ajo që ka bllokuar firmosjen e kësaj marrëveshjeje të përbashkët. Ndërkohë Goran Svilanoviç u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit të bashkëpunimit rajonal. Presidenti serb Tomislav Nikolic që ka qenë i pranishëm në këtë samit ëshët shprehur i shqetësuar për faktin se nuk pati një deklaratë të përbashkët edhe pse të gjitha shtetet e tjera kishin rënë dakord për objektivat e saj. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Malit të zi dhe atë të Maqedonisë, Nikolic ka sqaruar për gazetarët se deklarata u bllokua nga ana e Shqipërisë se pse kjo e fundit këmbëngulte për dicka në të cilën përfaqësuesit e tjerë nuk janë ndalur. “Bëhej fjalë për hapjen e një kapitulli të ri në organizatë në një mënyrë që përfaqësimi I administratës së Prishtinës të shkonte shumë larg, gjë që nuk është aspak e pranueshme për Serbinë” ka theksuar Nikoliç. Sipas tij kjo ishte vetëm një hije e vogël për sukesin e madh që pati samiti. Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja deklaroi se pavarësisht nga të mirat që do të sillte deklarata e përbashkët e këtij samiti, ai nuk mund të pranonte tekstin e kësaj deklarate. “Nuk mund ta pranojmë këtë deklaratë, sepse ështw e nevojshme që të reflektohen domethëniet e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe implementimin e plotë të tyre, tha Belortaja. Më pas ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, i cili drejtoi samitin në atë moment bëri të ditur se deklarata nuk u nënshkruar pasi një nga vendet e pranishme nuk kishte rënë dakord. Belortaja ka bërë të ditur dhe qëndrimin zyrtar të Tiranës sipas të cilit Kosova duhet të lejohet si një anëtare e barabartë e SEECP, Samititt të procesit për bashkëpunim të Europës Juglindore, si dhe në evenimente të tjera rajonale. Ai shtoi se ka interpretime të ndryshme të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, por gjithësesi duhej gjetur një formulë që do e lejonte Kosovën të merrte pjesë në takimet rajonale.