Shqipëria, bum eksportesh drejt Kosovës

Të dhënat e fundit që raportohen nga biznesi kanë tejkaluar edhe pritshmëritë më optimiste.
"Shqipëria në të kaluarën ka qenë në vend të shtatë dhe të tetë, sa i përket shkëmbimeve tregtare me Kosovën dhe tani del e treta, pas BE-së dhe Maqedonisë", thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Shqipërisë, Nikolin Jaka, deklaron se ka një rritje të dukshme të nivelit të qarkullimit tregtar dhe kjo rritje, sipas tij, vjen kryesisht në sektorin e materialeve të ndërtimit.
Mbyllja e kufijve me Serbinë po e ndryshon hartën tregtare të Kosovës dhe biznesi kosovar do ta orientojë tregtinë drejt Shqipërisë. "Bizneset e Shqipërisë, të të gjithë sektorëve, të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë", thotë Shahini.
Por, me gjithë situatën e re të krijuar, bizneset sërish ndeshen me pengesa. Muharrem Osmani, një prodhues kosovar i detergjenteve, thotë se tentativat e tij për të eksportuar drejt Shqipërisë dështojnë nga çmimet e larta të referencës që vendos qeveria shqiptare.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se ka ardhur momenti për të politika të reja tregtare që do nxisnin tregtinë mes dy vendeve.
Ministri kosovar për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqja, thotë se qeveria e Kosovës është duke ecur në këtë drejtim dhe premton heqjen e të gjitha barrierave.
"Të shkojmë drejt eliminimit të të gjitha barrierave, drejt krijimit të një kuadri ligjor, i cili i mundëson biznesit për t'u zhvilluar, por jo për të dhënë orientim", thotë Beqaj. /Start/
2011-08-13 09:56