Tregtia me Kosoven biznesi Shfrytezoni situaten
Është momenti i duhur që tregu me xhiro vjetore prej disa miliard euro të kontrollohet nga bizneset shqiptare dhe kosovare. Duke parë zhvillimet e fundit në Kosovë, përfaqësues të grupimeve të biznesit në këtë shtet i kanë bërë thirrje bizneseve shqiptare që të shfrytëzojnë situatën e krijuar.
“Hulumtimi i fundit i aleancës së biznesit, Shqipërinë e nxjerr nga vendi i 7-8 sa ishte në vendin e tretë sa i përket shkëmbimeve tregtare me kosovën. Kjo ka bërë që pas datës 21 korrik deri më 5 gusht këto shpenzime të rriten. Bizneset e Shqipërisë të vijnë në Kosovë të të gjithë sektorëve. Të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë, të vijnë dhe të marrin tregun. Është moment që nuk vjen shpesh”, tha Agim Shahini, kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Dhjetra përfaqësues të biznesve të dy vendeve u takuan në forumin “Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri – Kosovë në kushtet aktuale”. Këtu ndaj minsitrit të Ekonomisë të Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare u kërkua që të krijohen lehtësi për prodhuesit dhe tregtarët.
“Politikisht ka ardhur ky moment që Kosova të marrë masa të reciprocitetit, të rriten shkëmbimet tregtare, të bashkëpunojnë dhe detyrë e qeverisë, të të dyja qeverive të krijojnë kushte më të mira për zhvillim të biznesit”, theksoi Shahini.
Gjatë së premtes Besim Beqaj, ministri kosovar i Ekonomisë dhe zëvëndës ministri shqiptar i Ekonomisë u takuan me stafet respektive dhe ndanë mendimet e tyre për projeket energjetike, tregtare dhe infrastrukturore.
Florian Papadhimitri