Abuzimi me të miturënBanorët në protestë: 19vjecari është i pafajshëm
LUSHNJE- Mbas arrestimit të 19-vjecarit Fatbardh Hoxha i akuzuar për përdhunimin e 9 vjecares në Kolonjë të Lushnjës, banorët kanë dalë në protestë në mbrojtje të tij.
Banorët pretendojnë se 19 vjecari është i pafajshëm dhe sipas tyre i riu ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa thonw se u detyrua të pranonte krimin pasi ndaj tij u ushtrua dhunë nga policia.
“Djali është kthyer në shtëpi në orën 1 dhe më pas ka pirë kafe në verandë deri në orën 5 të pasdites. Ai është arrestuar pa fakte, duhet të gjendet fajtori. Nëse ai është fajtor do ta dënojmë ne si fshat por duhet të vihet drejtësi jo të merret djali pa faj në burg.” shprehen banorët.
Arrestimi i 19 vjecarit u krye një ditë më parë, pas reagimit tronditës të së miturës gjatë tregimit të fotografisë së të riut. Fatbardh Hoxha ndodhet në dhomat paraburgimit në Lushnje nën akuzën e përdhunimit të së miturës 9 vjecare nga fshati Babunj i Lushnjes, dy ditë më parë.
(e.n/BalkanWeb)