Dy vjet Kushtetutë por mungon zbatimi në Veri
PRISHTINE-Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë nuk janë të kënaqur me shkallën e zbatimit të Kushtetutës. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se shtrirja e kushtetutshmërisë në veri, kërkon koordinim me ndërkombëtarët.
“Kosovës nuk i kanë mjaftuar dy vjet që ta zbatojë në tërësi dhe në gjithë territorin Kushtetutën e saj”, thotë Jakupi.
Ngjashëm me deklaratat e para një viti, edhe në përvjetorin e dytë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, deputetët e veçojnë pjesën veriore, ku nuk ka zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Mirëpo, zbatimi në terren i dokumentit që buron nga plani për pavarësi të mbikëqyrur i Marti Ahtisarit vazhdon të hasë në pengesa rreth implementimit, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, për faktin e mosnjohjes së saj nga banorët serbë të asaj zone.
Nënkryetarja e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, Nekibe Kelmendi, thekson nevojën për më shumë punë në drejtim të shtrirjes së ndikimit të Kushtetutës edhe në veri.
“Sfidat që do të ishin nga ajo Kushtetutë, do të ishin që të respektohet nga të gjithë, të shtrihet respektimi i saj në të gjitha viset e Kosovës, në të gjitha anët e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës. T’i përmbahemi të gjithë Kushtetutës dhe ligjet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe të tjera”, thotë Kelmendi.
Zyra Civile Ndërkombëtare, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, kanë hartuar tashmë strategjinë për shtrirjen e autoritetit shtetëror edhe në veri.
Po kështu edhe në mbledhjen e së hënës, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën mbështeti integritetin territorial të vendit, duke kërkuar, në të njëjtën kohë, një qasje më të madhe të autoriteteve vendore e ndërkombëtare në veri.
Zëdhënësi i ICO-së, Endi Mekgafi, thotë për të Koha.net se duhet të punohet me kujdes për t’i bindur banorët e pjesës veriore që ta pranojnë Kushtetutën e Kosovës.
“Duhet të ketë kujdes që kjo të mos vendoset në një kontekst tërësisht negativ. Natyrisht se ka shumë punë për t’u bërë, natyrisht se nuk do të jetë e lehtë, por qëllimi i zbatimit të Kushtetutës për të gjithë në Kosovë është një jetë më e mirë dhe një jetë që zhvillohet drejt anëtarësimit eventual në strukturat euro-atlantike”, shprehet Mekgafi.
Kushtetuta e Kosovës është një akt që nuk përfillet nga një pjesë e madhe e përfaqësuesve dhe popullatës serbe. Por, Rada Trajkovic nga Këshilli Nacional Serb thotë se kjo Kushtetutë paraqet një akt më të avancuar që u afrohet standardeve evropiane.
“është realitet që tash ka një liri më të madhe të lëvizjes, fqinjët shqiptarë më nuk e shohim si problem që të jetojnë në fqinjësi me serbët, njerëzit janë demilitarizuar dhe të gjitha këto janë përparim”, thotë Trajkovic për Evropa e Lirë.
Por, sipas Trajkovicit, me pjesëmarrje në institucione serbët do të mund të ndikonin që disa dispozita të Kushtetutës të zbatoheshin edhe në terren, pasi që beson se ato ende janë vetëm në letër.
Kushtetuta e Kosovës ishte miratuar në Kuvend, më 9 prill të 2008-ës, me 41 ligjet bazike shtetërore që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit, e të cilat janë harmonizuar me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, e cila mbetet përgjegjëse për mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës dhe zbatimin e Planit Ahtisaari.
Në dallim nga dita e hyrjes në fuqi dhe përvjetori i parë, Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera, kësaj radhe nuk e kanë shënuar këtë ditë të vecantë.
(d.b/BalkanWeb)