Shqiperia dhe Mali i Zi lehtesojne kalimin ne kufi

Autoritetet kufitare te Shqiperise dhe Malit te Zi njoftuan sot ne mesdite masa te reja per lehtesimin e procedurave te kalimit kufitar gjate sezonit turistik veror. Ne takimin e zhvilluar ne pikekalimin e perbashket kufitar te Muriqan-Sugobines me perfaqesues te agjencive turistike te te dy vendeve fqinje zyrtare te policive kufitare te Malit te Zi dhe Shqiperise pohuan se presin nje rritje prej rreth 20 perqind te fluksit te kalimeve kufitare.