Brukseli ashpërson gjuhën ndaj Serbisë: Ndryshoni qëndrim ndaj Kosovës, në të kundër rrezikoni integrimin

Berlini kusht Beogradit: Integrimi i Serbisë në BE, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle tha se Serbia duhet të bëjë përparime në normalizimin e raporteve me Kosovën, ose të përballet me rrezikun e bllokimit të hyrjes në BE nga ana e shteteve anëtare.
“Askush nuk është i gatshëm që të pranojë një anëtar të ri me çështje të hapura me fqinjët”- citohet të ketë thënë Fyle në takimin me shefin e diplomacisë së Serbisë Vuk Jeremiç.
“Mandati im është shumë i qartë sa i përket Komisionit evropian dhe në kohën kur kemi punuar në Pyetësorin (për Serbinë- vër, e jona), e kemi bërë të qartë se Kosova nuk është e përfshirë ”- theksoi Fyle.
Gjermania kushtëzon integrimin e Serbisë në BE me njohjen e pavarësisë së Kosovës
“Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës për ndryshme deputetët e Parlamentit Gjerman do të bllokojnë anëtarësimin e Serbisë në BE”. Kjo është deklarata e një delegacioni të deputetëve gjermanë të cilët një ditë më parë mbajtën një takim informal me reporterë dhe redaktorët e mediave kryesore në Beograd.
Anëtarët e Parlamentit gjerman shpjeguan se kërkesa për të njohur Kosovën, “nuk do të rrezikojë fillimin e bisedimeve të Serbisë për pranimin në BE, por në fund të tyre një njohje faktike e Kosovës do të jetë në tryezë dhe nëse Serbia nuk do ta pranojë, atëherë parlamenti gjerman nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Serbisë në BE”.
Negociatat për anëtarësimin mund të nisin dhe të përfundojnë “de jure” pa një njohje të Kosovës nga Serbia, “por disa zgjidhje, që do të thotë “de fakto” një njohje Kosovës duhet të pranohet. Deputetët gjermanë sqaruan se në këto zgjidhje do të përfshihet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe organizata ndërkombëtare, dhe kjo është diçka që Serbia “do të duhet të përmbushë përpara se të përfundojë bisedimet me BE.
Ata shtuan se më 15 dhjetor Serbia do të bëhet kandidate për anëtarësim por “nuk është caktuar një datë e saktë se kur do të nisin bisedimet”. Sipas deputetëve të parlamentit gjerman, një tjetër lëvizje e dëshirueshme për Serbinë do të ishte anëtarësimi në NATO, meqë kjo aleancë ushtarake dhe BE kanë marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën.
“Deklarata të tilla si kurrë në NATO, duhet të bëhen me kujdes. Serbisë nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s por kushdo që dëshiron të bashkohet me BE duhet të bashkëpunojë edhe me NATO-n”- thanë deputetët gjermanë.
...