E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Sllovenia zbresin -1 në FIFA

Nga Franc Hoxha
Albania-sport - Humbja me Maqedoninë i ka kushtuar një vend Shqipërisë ne renditjen botërore të FIFA-s për muajin mars 2007. Shqipëria tani është 88-ta, kur në muajin shkurt ajo renditej në vendin e 87. Vendi ynë rikthehet sërish në pozicionin e muajit tetor 2006. Kombëtarja shqiptare ka tashmë minus -1 pikë, ne krahasim me shkurt 2007. Shqipëria ndodhet në të njëjtin vend me Haitin, por që në ndryshim nga ne, skuadra ishullore të Amerikës Qendrore, ka ngjitur katër vende në renditjen botërore në krahasim me muajin shkurt. Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të më të mirë në botë (1313 pikë), Rumania është ngjitur 1 vend dhe ndodhet në pozicionin 14 (919 pikë); Bullgaria ka zbritur 2 vende dhe tani renditet e 39-a (687 pikë); Bjellorusia ka marrë një bonus +3 vendesh dhe tani është në vendin e 66-të (466 pikë). Sllovenia, kundërshtari ynë i 24 marsit ka zbritur një vend dhe tani e shohim në vendin e 72 (438 pikë). Edhe Luksemburgu është ngjitur 3 vende dhe tani rendit në vendin e 178-të me 45 pikë. RENDITJET E VITIT 2007 PËR SHQIPËRINË * Mars, vendi 88 * Shkurt, vendi 87 * Janar, vendi 86 RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË • Dhjetor, vendi 87 • Nëntor, vendi 86 • Tetor, vendi 88 • Shtator, vendi 75 • Gusht, vendi 62 • Korrik, vendi 65 • Qershor, vendi 85 • Maj, vendi 85 • Prill, vendi 86 • Mars, vendi 88 • Shkurt, vendi 82 • Janar, vendi 83

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›