E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe aspekte te politikes se kushtezimit te BE

Kriteret e Kopenhages te miratuara ne Samitin e 19 qershorit 1993 hyne ne fjalorin e politikes europiane si nje nder elementet kryesore qe do te percaktonin marredhenien e kushtezuar per anetaresim ne BE mes vendeve ish-komuniste te Europes Qendrore e Lindore dhe ketij organizmi. Deri para renies se murit te Berlinit politika e kushtezimit politik te BE-se si nje institucion sui generis ishte perpjekur te vihej deri diku ne zbatim pergjate valeve te zgjerimit ne jug te Europes postautoritare me vende te tilla si Spanja Greqia dhe Portugalia per tu rikthyer me pas drejt Europes Qendrore Lindore e Juglindore ne formen e nje grupi te mirepercaktuar kriteresh dhe rregullash qe keto vende duhej te ndiqnin e pervetesonin. Te ashtuquajtura detyra shtepie qe buronin prej ketyre kritereve i shnderruan keto vende ne nxenese qe prisnin notat nga mesuesit e Brukselit. Eksperienca e deritanishme e ketij procesi afatgjate deshmon se nuk kane munguar nxenesit e bindur e shembullore ashtu sikur nxenesit e parregullt apo edhe notat e pamerituara e deri diku ndonje mbajtje me hater. Megjithese keto kritere mbeten deri diku te pergjithshme per tu vleresuar ne terma afatshkurter ato mund te sherbejne sic veren politologu Geofry Priedman si nje mjet i dobishem ne identifikimin e rasteve te turbullta ose te nderlikuara te demokratizimit sic eshte edhe rasti i Shqiperise. Koncepti i politikes se kushtezimit nga shtete apo organizata ndershteterore OKB FMN BB ka tashme nje histori te gjate per te cilen ekziston nje literature e bollshme teorike nga studiues te ndryshem. Kriteret e grupit te pare te Kopenhages qe lidhen me kushtezimin politik demokraci e qendrueshme zgjedhje te lira e te ndershme mbrojtja e te drejtave te minoriteteve shtypi i lire gjyqesor i pavarur kane synuar qe te realizojne nje transferim te normave te BE-se qe lidhen me to drejt vendeve kandidate apo potenciale per kandidate ku perfshihet edhe Shqiperia. Ndersa ekzistojne nje sere analizash artikujsh e botimesh lidhur me vleresimin e efikasitetit te ketij procesi ne vende te ndryshme postkomuniste ato nuk ngurrojne te vene ne dukje dobesite qe ka shfaqur BE-ja ne raste te vecanta si edhe vecantite me te cilat kjo qasje eshte perballur ne vende te ndryshme. Perkunder vendeve te Europes Qendrore e Lindore ku politika e kushtezimit te BE-se u sendertua permes nenshkrimit monitorimit dhe zbatimit te Marreveshjeve Europiane/European Agreement Sllovakia se bashku me Rumanine e Bullgarine ishin vendet ne te cilat kjo politike synoi te provoje efektivitetin e saj qofte si kushtezim pozitiv me Bullgarine dhe Rumanine apo edhe negativ si ne rastin e presionit per te nderprere politikat autoritare te Meciarit ne Sllovaki ne gjysmen e dyte te viteve 90 ne vendet e Ballkanit Perendimor Procesi i Stabilizim-Asociimit - PSA deshmonte nje qasje tjeter ndaj ketij rajoni ku perparesi ne politiken e kushtezimit merrte stabilizimi e me pas asociimi. Ne me te shumten e rasteve stabilizimi nenkuptonte pajtimin etnik dialogun politik si edhe sfidat e vazhdueshme te sigurise qe buronin nga shtetet e dobeta te Ballkanit Perendimor ku lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit u bene ligjerimi mbizoterues i raporteve te progresit te Komisionit Europian qe perpiqeshin te matnin perputhshmerine e ketyre vendeve me te ashtuquajtura kritere te Kopenhages.

Perfshirja e Shqiperise ne kete grup shtetesh te mbetura nga federate e ishndashJugosllavise per shkak te tranzicionit kaotik politikondashekonomik qe prodhoi krizen e 1997-s u permblodh ne formulen tashme te njohur te Ballkanit Perendimor 5-1-1. Pra Sllovenia u perjashtua nga vendet e ishndashJugosllavise dhe kesaj liste iu shtua Shqiperia e cila per shkak te zgjedhjeve problematike te vitit 1996 dhe krizes se vitit 1997 nuk arriti te ndertonte qofte edhe nje marredhenie ad hoc asociimi me BE-ne sic u propozua nga Komisioni Europian ne mes te viteve lsquo90. Edhe brenda ketij rajoni te Europes Juglindore politika e kushtezimit e BE-se u ndesh me dilemat e saj. Nese per nje pjese te vendeve te ishndashJugosllavise ajo u perqendrua te zhdukja e pasojave te luftes si p.sh. bashkepunimin me Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage apo trajtimin e minoriteve dhe problemet e shtetformimit ne rastin e Shqiperise u perball me sindromen e zgjedhjeve si edhe sfiden e sigurise qe rridhte nga nje situate e pazakonte e shperberjes se shtetit. Nese te dyten u perpoq ta zgjidhte permes ndihmes se misioneve te keshillimitPAMECA MAPE EURALIUS dhe instrumenteve te ndihmes financiare p.sh. CARDS 2000-2006 mbi 60 te fondeve i kishte per trajnimin e pajisjen e policise sigurine e kufijve dhe sistemin e burgjeve elementi i pare i cili kushtezonte jo pak zhvillimet e tjera u duk sikur vuante formalisht mungesen e acqui-se demokracise. Rasti i zgjedhjeve problematike ne Shqiperi qe prej vitit 1996 e deri sot e identifikon ate sikur shprehet Kubicek si ato vendet qe e kane marre me pertese demokracine. Kjo lloj vecantie e lidhur me dobesite e sterzgjatura te proceseve zgjedhore ne Shqiperi ka vene shpesh ne dyshim edhe efektivitetin e politikes se kushtezimit demokratik qe BE-ja ushtron nepermjet mekanizmave te saj.

Retorika e integrimit ne BE ne te gjitha keto vende dhe politika e kushtezimit e ushtruar prej saj eshte konsideruar si nje ekuiliber midis sigurise dhe demokracise te cilat shpesh bashkeshoqerojne dilemat e nje demokracie te pakonsoliduar. Por veshtiresite dhe problemet e hasura ne permbushjen e kritereve formale te demokracise ne lidhje me procesin zgjedhor kane dominuar axhenden e brendshme politike ne Shqiperi ne te gjithe periudhen e tranzicionit dhe ka ndikuar drejtperdrejt ne vonesen e procesit te demokratizimit. Brenda procesit te demokratizimit Shqiperia filloi te shfaqte shenjen e mosplotesimit te kushtit minimal te nje demokracie funksionale sic ishin zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme qe nga zgjedhjet e majit 1996 e deri te kriza e zgjedhjeve te vitit 2009 ku ende nuk ka marre zgjidhje. Perballe kesaj situate BE-ja u perpoq te pershtate nje politike kushtezimi lidhur me zgjedhjet ne Shqiperi e cila ndoqi parimin e tangos nje hap para dy hapa prapa ku pasi vleresohej nje proces nje sere verejtjesh e shoqeronin ate. Duke qene se BE-ja kete element e maste permes raporteve te Keshillit te Europes dhe OSBE/ODIHR-it ne kete menyre vete politika e kushtezimit per kete parakusht te demokratizimit kalonte permes ketyre te ashtuquajturave democracy clearing house mes te cilave bente pjese edhe Parlamenti Europian. Karakteri ndershteteror apo nderpartiak i ketyre institucioneve p.sh. OSBE-ja apo Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes Parlamenti Europian ne disa raste humbte qartesine e vleresimit dhe turbullohej nga perzierja e simpative politike apo shteterore qe karakterizojne perberjen e tyre.

Megjithate shtrirja e kesaj politike kushtezimi nga ana e BE-se ne Shqiperi ka pasur dinamiken e saj. Periudha e fazes paranegociuese dhe negociuese te MSA-se 2000-2003 2003-2006 ishte deshmitare e nje politike me kembengulese kushtezimi nga ana e BEndashse e cila ishte me efektive pasi ne kembim te realizimit te kushteve ofrohej hapja e negociatave per MSA-ne qe ishte shnderruar ne kale beteje politike mes paleve. Nderkohe faza pasnegociuese qe shoqeroi procesin e ratifikimit dhe venies ne zbatim te MSA-se pas 12 qershorit 2006 me se shumti u pasua nga nje politike kushtezimi qe kishte ne qender qasjen drejt sigurise dhe ku kushtezimi pozitiv me politiken e heqjes se vizave mbizoteroi ne axhenden politike mes BE-se dhe Shqiperise.

Keshtu p.sh. rasti i denoncimit te fenomenit te Dushkut gjate zgjedhjeve te vitit 2001 si dhe kushtezimi i BE per te zgjedhur presidentin konsensual ishin nder te paktat raste ku kjo qasje e BE-se u shpreh edhe permes deklarates se Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE-se dhe presidences se radhes ne Qershor te vitit 2002. BE-ja perdori edhe momentin e krizes se shprehur brenda PS-se kur presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi nenvizoi stabilitetin si faktor gjate vizites se tij ne Shqiperi ne nentor te vitit 2001 duke e shtyre hapjen e negociatave per MSA-ne deri me 30 janar 2003.

Nga ana tjeter edhe ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005 BE u perpoq te nxiste nje qasje te politikes se kushtezimit demokratik lidhur me rendesine e zgjedhjeve permes fjaleve te komisionerit Patten i cili deklaronte ne prill 2004 se Shqiperia ka rastin te deshmoje vitin tjeter se sa seriozisht e ka politiken e vet europiane. Zgjedhja i perket Tiranes. Kjo linje u kap shpejt nga opozita ne vend si edhe media per te nenvizuar rendesine e reformave dhe zgjedhjeve. BE ne kete rast shfaqi nje prirje kembengulese per te mos nenshkruar MSA para realizimit te zgjedhjeve nderkohe qe kerkesa e ministrit te PJ te asaj kohe drejtuar ambasadoreve te vendeve te BE-se per nje nenshkrim paraprak e ratifikim pas zgjedhjeve nuk u pranua megjithese negociatat teknike pothuajse kishin perfunduar. Ne kete rast BE nepermjet kesaj politike kushtezimi synoi te ndeshkonte ne njefare menyre qeverine paraardhese e cila nuk kishte treguar aq vullnet ndaj ceshtjeve qe lidheshin me luften ndaj krimit dhe korrupsionit dhe qe ndikonin drejtperdrejt ne axhenden e sigurise se vete BE-se apo edhe vendeve te vecanta anetare.

Treguesin e padurimit te BE-se per tiu perkushtuar politikes se kushtezimit qe lidhej me se shumti me sigurine e deshmon edhe fakti se ajo i vleresoi zgjedhjet e vitit 2005 per shkak te nje tranzicioni paqesor te pushtetit ndonese ato shenuan mjaft probleme qe u bene subjekt i nje komisioni hetimor e qe nxori jo pak parregullsi. Nderkohe veprimet e vrullshme te qeverise vecanerisht ndaj luftes kunder krimit e trafiqeve qe kulmuan me Moratoriumin e Skafeve kenaqen pritshmerite e BE-se ne fushen e sigurise dhe kjo perkoi me perfundimin e negociatave dhe nenshkrimin e MSA me 12 qershor 2006. Por megjithese Shqiperia ishte ne prag te nje testi zgjedhor zgjedhjet lokale te tetorit 2006 serish kjo karote nuk u arrit te pertypet pasi Shqiperia hyri ne nje krize te paprecedente mosbesimi mes paleve politike ku perfaqesia e BE-se u detyra te luaje rolin e ndermjetesit ne nje proces te veshtire negocimi nderkohe qe mund te kishte ushtruar nje politike me te forte kushtezimi ndaj strukturave vendimmarrese duke perdorur qofte edhe periudhen e nenshkrimit te MSA-se. Kjo u pasua me tej edhe nga postndashkriza e zgjedhjeve te vitit 2009 dhe pafuqia e shprehur nga institucione te tilla si Parlamenti Europian per te ushtruar ndikimin e saj ne Shqiperi qe ka ushqyer shpeshhere pershtypjen mes aktoreve politike vendas se gjykimi mbi zbatimin e vlerave komunitare te vendet e treta mund te varet edhe nga shumica e votave ne kete institucion

Si rrjedhoje ecuria e proceseve zgjedhore te deritanishme ne Shqiperi ende nuk e ka kaluar testin e Huttington-it pra kalimin e pushtetit ne menyre paqesore permes zgjedhjeve te lira e te ndershme nga njera force politike te tjetra ne menyre te anasjellte. Ne kete menyre duke u nisur edhe nga analiza e mesiperme verejme se pavaresisht percaktimit te rolit te BE-se si fuqi e bute ajo nuk duhet ta zbehe forcen e saj si fuqi normative per te qene ne gjendje qe nepermjet instrumenteve e politikave te saj te qarta te kushtezimit te ndikoje te vendet kandidate lidhur me zbatimin e atyre kritereve baze qe garantojne qendrueshmerine e procesit demokratik. Tashme eshte e njohur teorikisht dhe praktikisht se tranzicioni drejt demokracise dhe rruga e konsolidimit te saj jane nje proces i vazhdueshem por brenda tyre zgjedhjet nuk duhet te jene nje udhetim qe te lodh cdo here. Nese ecja e Shqiperise drejt integrimit europian shpesh eshte krahasuar me nje ecje te trenit drejt stacioneve te caktuara atehere ne ecje e siper Shqiperia mund te kete mundesi te rregulloje dicka brenda vagoneve por jo shinat te cilat ne kete rast nenkuptojne zgjedhjet dhe si te tilla e bejne te pamundur nje ecje te qete te udhetareve brenda vagoneve pavaresisht ndonje mangesie ne komoditetin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›