E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks 400 mije dokumentet e nje Iraku ndryshe

Wikileaks ne rrjedhjen me te madhe te dokumenteve ushtarake sekrete amerikane ka publikuar dje 391 832 dokumente te klasifikuara ne lidhje me luften ne Irak. Publikimi eshte bere
ne internet ne sajtin e organizates. Dosjet dhe materialet hedhin nje drite te re ne ngjarjet e luftes ne Irak duke dokumentuar ne nje menyre krejt te re paaftesine e ushtrise te mirepajisur amerikane gjate viteve te luftes.

Fillimisht ishin qindra mijera dokumentet e konfliktit ne Afganistan dhe tani me sa duket i vjen radha nje tjeter konflikti te nisur nga amerikanet po aq ne mos me shume te pergjakshem Luftes se Irakut. Wikileaks ka publikuar dje nje koleksion shume te madh te nje sere dokumentesh te brendshme pra sekrete te ushtrise amerikane. Behet fjale per 391 832 dosje dhe materiale nga ushtaret amerikane materiale te marra nga nje baze te dhenash e Pentagonit. Te marra te gjitha se bashku ato perfaqesojne nje lloj ditari ne lidhje me luften ne Irak qe perfshin harkun kohor 2004 ndash 2009. Gazeta prestigjioze gjermane Der Spiegel britanikja The Guardian dhe amerikania New York Times kane analizuar dhe ripare te gjitha dokumentet e siperpermendura. Si edhe ne rastin e publikimit disa muaj me pare te dokumenteve ne lidhje me luften ne Afganistan keto gazeta qe jane perzgjedhur nga Wikilekas per te publikuar te parat nje permbledhje te materialeve kane marre te gjitha masat per te shmangur rrezikshmerine qe mund te paraqesin materialet per individe te ndryshem te perfshire ne konflikt.

Lufta qe zgjati me shume se Lufta II Boterore

Pavaresisht se sipas Pentagonit dokumentet jane te demshme gazetat e mesiperme kane vendosur qe te publikojne nje permbledhje te tyre duke e gjykuar me vlere paraqitjen para publikut te botes aspektin ndryshe qe ato japin per sa i takon luftes ne Irak nje aspekt qe nuk ka qene kurre ose te pakten shume pak ne vemendjen e mediave te medha pergjate gjithe viteve te luftes. Dokumentet ofrojne nje tjeter perspektive ne lidhje me nje lufte qe zgjati me shume se konflikti i fundit boteror. Ato flasin per aspektet e perditshme te fushates se amerikaneve sipas perjetimit te vete ushtareve. Kercenimet raportimet per sulme materialet e arrestimeve japin nje kendveshtrim ndryshe te pershkallezimit te perplasjeve dhe betejave sektare mes shiiteve dhe suniteve flasin per shkallen e brutalizimit dhe traumatizimit te shoqerise irakiane flasin per faktin se si grabitjet torturat e te burgosurve u shnderruan ne praktika rutine. Materialet japin gjithashtu disa fakte ne lidhje me vendet fqinje dhe ndikimin e tyre ne kete lufte pra te Sirise dhe Iranit.

Dokumentet e publikuara kete here nuk jane te nivelit me te larte te sekretivitetit. Maksimalisht ato jane sekrete jo top sekrete. Si te tilla shume nga ngjarjet me te renda te ndodhura ne Irak gjate luftes nuk gjejne pasqyrim perfshi ketu edhe skandalin e torturave ne burgun e Abu Ghaib. Ka edhe ane te tjera qe mund ti konsiderojme si dobesi. Behet fjale per materiale te cilat jane te njeanshme subjektive te paverifikueshme dhe ne shume raste jane prodhuar ne fushen e betejes duke e rritur keshtu mundesine e gabueshmerise.

Megjithate ato jane pjese e realitetit te nje lufte asimetrike nje lufte ne te cilen nje superfuqi e pajisur me armatimet me te mira qe dispononte ka qene shpesh e paafte ne fushen e betejes kur behej fjale per te luftuar kunder njesive armike. Materiali flet se si superfuqia e fundit e mbetur ne bote ishte e paralizuar shume shpesh nga nje gjendje frike kur do te shpertheje bomba e radhes Cfare do te jete ne anen tjeter te rruges Kur do te na zene pusi terroristet

Shperthimi i bombes Nen zjarrin armik Zbulimi i armeve

Materialet nisin me 1 janarin e vitit 2004 nje dite gjate te ciles u raportuan 7 shperthime mes Kirkukut ne veri te Itakut dhe Basres ne jug dhe perfundon me 31 dhjetor te vitit 2009 dite gjate se ciles u raportuan 3 sulme. Me terma te tilla si Shperthim bombe Nen zjarrin armik dhe Zbulimi i armeve materialet e Irakut perpiqen qe te japin terminologjine e kesaj lufte. Nderkohe ka nje dallim mes ketyre materialeve dhe atyre te publikuara per luften ne Afganistan. Dosjet e Irakut jane dosje te nje lufte qe u deklaruan zyrtarisht nje lufte e fituar nga ish-presidenti Bush qe ishte edhe shef i shtabit. Kjo deklarate u be me 1 maj te vitit 2003 ne aeroplanmbajtesen USS Abraham Lincoln. Te gjitha materialet rrefejne per pavertetesine e deklarates se Bushit nje pavertetesi qe zgjati per vite me radhe.

Rrefimet e ushtareve ndonjehere kane nje ton shume te rezervuar. Per shembull kur eshte rasti i avancimit te kolegeve te tyre ushtare qe jane duke ndjekur terroristet ne rastin e kurtheve ndaj patrullave apo edhe shperthimeve. Te gjitha keto jane skena nga lufta e perditshme.

Shpesh madje shume shpesh pjesa me e erret e tmerreve shprehet permes shkurtimeve pra inicialeve. Keshtu per shembull ja cila eshte domethenia e 13Xaif kia 13 ndash eshte per 13 armiq te vrare ose 13 forca anti-irakiane te vrara ne aksion ne anglisht. Por ka edhe raporte te tjera te cilat flasin per nje tmerr me te madh te luftes dhe e japin kete me qarte. Duke filluar nga viti 2004 tensionet u shtuan shume brenda popullsise se Irakut per shkak te shtimit te sulmeve dhe shperthimeve masive. Keshtu per shembull ne korrik te vitit 2005 vdekja e 6 anetareve te se njejtes familje ne afersi te Bakubes dokumentohet si nje incident tipik i asaj kohe. Jane dokumente qe rrefejne tmerret e nje shoqerie te perfshire nga vrasjet dhe paniku i luftes nje shoqerie te traumatizuar qe pak nga pak shkon drejt kufijve te veteshkaterrimit. Gjate ketyre viteve te pergjakshme nuk u parandalua shperthimi i konfliktit civil mes grupeve te ndryshme ne Irak.

Se fundi edhe pasardhesi i Bushit Obama deklaroi zyrtarisht fundin e luftimeve ne Irak. Me 1 shtator operacioni Liria e Irakut u zevendesua nga operacioni Agimi i Ri. Por pavaresisht terminologjise optimiste ende nuk ka shenja triumfi ne Irak. Obama vete ka qene nje nga kundershtaret me te zellshem te Luftes ne Irak dhe ka deklaruar se lufta jo vetem mori jeten e qindra mijera njerezve por pati dhe ka nje kosto jashtezakonisht te madhe financiare. Ne kemi shpenzuar nje trilion dollare per luften qe shpesh eshte financuar me borxhe te marra nga vende te tjera ka deklaruar Obama. Ai deklaroi fundin e luftes ne te njejtin vend ku paraardhesi i tij deklaroi fillimin e saj me nje ton qe ishte shume me i perulur dhe modest nga ai i Bushit.

Efektet shkaterruese

Sipas shifrave zyrtare 3 884 ushtare amerikane vdiqen ne harkun kohor 2004 ndash 2009 dhe 224 ushtare te tjere nga forcat aleate. 8000 anetare te forcave te sigurise irakiane dhe 92 003 civile irakiane. Gjithsej behen 104 111 vdekje. Edhe pse kjo lufte per sa u perket viktimave dhe krahasimisht me Luften e Vietnamit qe pati 3 milione viktima nuk ishte e permasave gjigante ishte ne fakt shkaterrimtare per sa i perket shkaterrimit te imazhit te Shteteve te Bashkuara ne bote.

Nje muaj para luftes Bush deklaroi se rrezimi i diktatorit Sadam Husein do te sherbente si nje fillim i nje epoke te re demokratike per te gjithe rajonin por ushtaraket qe u terhoqen pas 7 vitesh lufte ishin ne ate shkalle te demoralizuar sa prej kohe kishin filluar te dyshonin ne qellimet fisnike te fushates se nisur nga Bush. Pikerisht dokumentet e botuara nga Wikileaks pasqyrojne fare mire kete ndryshim. Ne 400 000 dokumentet e Irakut fjala demokraci shfaqet vetem 8 here ndersa togfjaleshi me i frikshem qe u futi tmerrin amerikaneve pajisje te improvizuara shperthyese perseritet 146 895 here.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›