Ligj per PROFESORAT apo ligj per elektorat
Sic dihet rreth nje muaj para zgjedhjeve parlamentare te vitit kaluar Keshilli i Ministrave pas shume presionesh e diskutimesh paraqiti ne Parlament ligjin Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve te shkollave te larta Qendres se Studimeve Albanologjike Akademise se Shkencave dhe te gjitha institucioneve te tjera kerkimore publike ne Republiken e Shqiperise te cilet kane tituj shkencore. Ligji u miratua ne Parlament me daten 15.05.2009 dhe mban numrin 10 139.
Pavaresisht se ai u miratua rreth 15 vjet me vone se ligji perkates per administraten shteterore ai kishte ndryshime thelbesore me ligjin baze dhe per me keq ne te parashikohej qe ai te futej ne fuqi 85 muaj me vone me 1.01.2010. Qe ne ate kohe u vu ne dyshim serioziteti i qeverise si per sa i perket permbajtjes ashtu edhe kohes se zbatimit. U vu ne dyshim gjithashtu fakti nese ai do te arrinte te zbatohej ndonjehere korrekt apo ishte per qellime elektorale. Sidoqofte dalja e tij u pershendet dhe u konsiderua nje hap ne drejtimin e duhur nga shumica e punonjesve me tituj shkencore dhe mbare opinioni.
Mirepo tani qe ka kaluar mbi 15 vjet nga miratimi i tij ne Parlament duke bere bilancin e zbatimit te ketij ligji ne praktike me keqardhje veme re qe jo vetem qe po vertetohen dyshimet por ato po na shtohen edhe me. Dyshohet se ai nuk u be per profesoret por per qellime elektorale.
Cili eshte bilanci i punes se bere deri tani si per hartimin ashtu edhe per zbatimin e ketij ligji
Sigurisht nuk na takon ne qe te bejme bilancin e kesaj pune por do te ndalemi ne disa mangesi te kesaj pune.
Se pari miratimi me fuqi te mevonshme 85 muaj te zbatimit te ketij ligji. Pse duhej ta propozonte ate qeveria ne fund te mandatit te saj a nuk pati ajo kohen e mjaftueshme me 4 vjet qeverisje qe ta miratonte ne nje kohe te pershtatshme qe te arrinte edhe ta zbatonte ate Ky ishte dyshimi i pare. Qeveria mendoi se ne cdo rast ajo do te perfitonte kredibilitet nga ky ligj. Ne rast se nuk fitonte zgjedhjet ia linte stafeten e zbatimit te tij qeverisjes tjeter ndersa ne rast se i fitonte ato do te shtynte pa mbarim zbatimin e tij per atehere kur te kishte mundesi ashtu sic po ndodh realisht kur edhe pse ka kaluar 1 vit e 6 muaj ende nuk ka gjetur zbatim te plote. Njihen praktikat per nxjerrjen e ligjeve mund te kete prej tyre me fuqi prapavepruese ndersa rregullisht ato hyjne ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletoren zyrtare por jo te hyje ne fuqi nje vit me vone.
Se dyti miratimi i ligjit ne qeveri shpejt e shpejt pa e konsultuar projektin e fundit me grupet e interesit. Ky problem kishte te pakten mbi 10 vjet qe diskutohej ne rrethet akademike. Per zgjidhjen e tij ishin bere shume takime dhe ishin dhene shume mendime. Varianti qe kaloi ne qeveri nuk iu nenshtrua ndonje diskutimi perfundimtar me grupet e interesit madje ka dyshime edhe nese ligji kaloi apo jo ne komisionet perkatese te Parlamentit. Theksojme edhe faktin tjeter se keto komisione ne perberjen e tyre kane shume deputete me tituj shkencore dhe me prejardhje nga rrethet akademike dhe po te ishte diskutuar me ta do te ishte menjanuar ndonje pasaktesi qe ka shpetuar dhe eshte bere shkak edhe per ndonje vonese ne zbatimin e tij.
Se treti miratimi shpejt e shpejt pa pergatitur me pare aktet nenligjore te nevojshme per zbatimin e tij. Dihet se ne zbatim te ligjeve ne shumicen e rasteve ka nevoje qe ato te shoqerohen me akte te tjera si udhezime te Keshillit te Ministrave dhe te institucioneve te tjera qe ne kete rast jane Ministria e Financave Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Drejtoria e Pergjithshme e ISSH. Ne shume raste te takimeve te punonjesve me tituj qe kerkojne zbatimin e ligjit ne ISSH u eshte thene se nuk mund ta zbatojme ligjin sepse nuk ka dale udhezimi perkates. Atehere kur nuk ishin gati ato pse doli ligji nje vit me pare
Si mund te shpjegohet vonesa e pergatitjes se akteve nenligjore me gjithe kohen e lene ne dispozicion prej 85 muajsh
Se katerti mosperputhja e ligjit ne fjale me ligjin baze per pensionet suplementare te punonjesve te administrates se larte shteterore. Nuk kemi ndermend te bejme nje krahasim te plote te neneve te tyre si per sa i perket kontributeve ashtu edhe perfitimeve te cilat kane ndryshime te rendesishme por theksojme se nuk ishte e nevojshme qe te kishte kaq shume ndryshime madje mund te ishte me mire te ishte bere amendim i ligjit baze te pensioneve suplementare te punonjesve te administrates se larte.
Se pesti shtremberimi i disa pikave te ligjit gjate zbatimit. Megjithese me vonese me ne fund ka filluar qe te mblidhen dokumente per zbatimin e ligjit. Nuk kemi informacion se sa punonjes me tituj kane aplikuar dhe sa kane arritur ta perfitojne ate. Mendohet se jane shume pak
Por tani na del si pengese neni 14 i kreut 4 te ligjit ku thuhet se
Personat qe kane te drejte per me shume se 1 nje lloj perfitimi nga ky ligj dhe nga ligje te tjera si rrjedhoje e periudhave te ushtrimit te titullit kane te drejte te zgjedhin perfitimin me te favorshem. Shume e punonjes me tituj gjate 20 viteve te fundit kane kryer edhe funksione te tjera ne administrate dhe kane perfituar disa shtesa minimale si pensione suplementare per shkak te viteve qe kane punuar ne ato funksione ne administraten shteterore.
Per te gjithe keta punonjes eshte bllokuar zbatimi i ligjit dhe ne kundershtim me te ata jane para alternatives zgjidhni njerin nga pensionet sepse nuk mund ti merrni te dy. Ligji nuk ben fjale asgjekund per dy pensione suplementare ai ve nje kufizim vetem per personat qe kane te drejte per me shume se 1 nje lloj perfitimi nga ky ligj dhe nga ligje te tjera si rrjedhoje e periudhave te ushtrimit te titullit. Pra e thote shprehimisht si rrjedhoje e periudhave te ushtrimit te titullit dhe kjo duhet kuptuar per ato periudha per te cilat ata perfitojne pensione suplementare qe kane mbivendosje.
Keshtu p.sh. nje profesor qe e ka marre titullin ne vitin 1994 dhe gjate viteve me kete titull ka punuar per 5 vjet drejtor drejtorie ne nje ministri. Meqenese ky eshte nje funksion per te cilin ai perfiton pension suplementar sipas ligjit baze te ketyre pensioneve per periudhen prej 5 vjetesh ai ka dy lloje perfitimesh nje si drejtor drejtorie dhe nje si profesor. Pikerisht per keto raste ben fjale neni 14 i kreut 4 te ligjit. Ne keto raste ka mbivendosje te nje periudhe 5-vjecare prandaj personi perkates duhet te zgjedhe vetem njeren prej tyre ose ate si drejtor drejtorie ne ministri ose ate si profesor. Pra per kete vjetersi prej 16 vjetesh si profesor atij do ti llogaritet pensioni si profesor per 11 vjet dhe per 5 vjet ai mund te preferoje te marre pensionin si ish-drejtor drejtorie ne ministri nese ky rezulton me i larte sepse eshte logjike qe ne keto raste personat kane te drejte te zgjedhin perfitimin me te favorshem. Madje kete e ben vete ISSH dhe kur ata kane objeksione behet rishikimi i tyre si per te gjitha problemet qe lidhen me caktimin e mases se pensioneve.
Me pengesa te tilla qe i detyrojne punonjesit pavaresisht nese ata kane tituj ose jo te shkojne me dhjetera here prane ISSH per te kerkuar te drejten e tyre dhe pastaj tu drejtohen edhe gjykatave lind e drejta te dyshohet dhe me te drejte shtrohet pyetja a ka deshire qeveria qe ta zbatoje kete ligj apo e kishte per qellime elektorale. Mos valle kete dileme te qeverise e kane kuptuar edhe zbatuesit e ligjit te cilet pavaresisht se jane porositur ose jo nga qeveria ligji po pengohet seriozisht qe te zbatohet ne menyre korrekte. Nuk mund te shpjegohet ndryshe fakti qe mbas me shume se nje viti ISSH bindet se duhet trajtuar problemi ashtu sic kane propozuar profesoret d.m.th ashtu sic eshte parashtruar ne paragrafin paraardhes te ketij shkrimi por tani na del versioni qe kete nuk e ben dot ISSH se nuk e lejon ligji prandaj duhet nje vendim qeverie. Perse duhet ky vendim qeverie kur ne ligj eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe se Personat qe kane te drejte per me shume se 1 nje lloj perfitimi nga ky ligj dhe nga ligje te tjera si rrjedhoje e periudhave te ushtrimit te titullit kane te drejte te zgjedhin perfitimin me te favorshem.
A mos eshte edhe kjo nje pengese tjeter qe del tani per ta shtyre pa fund zbatimin e ketij ligji Nese duhej vertet ky vendim qeverie pse ai nuk u kerkua qe ne fillim ose te pakten te kerkohej qe ne muajin janar te ketij viti kur doli ky problem dhe u shtrua per zgjidhje prane ISSH nga profesorati. U bene muaj te tere qe kjo kerkese te kundershtohej nga ISSH dhe vetem para dy muajsh rezulton se u binden por tani shtrohet nevoja e daljes se nje vendimi te vecante qeverie