E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inside Job filmi qe akuzon ata qe na vodhen te ardhmen

Kete vit ne ceremonine e Oskareve duhet te shtohet nje tjeter kategori cmimesh per gatuesit e corbes se krizes financiare qe nuk guxojne te japin versionin e tyre te ngjarjeve. Behet fjale per ata shefa te medhenj e te vegjel te Rezerves Federale Bankes Qendrore Amerikane te cileve nuk ua mban apo thene me bute nuk e shohin te arsyeshme te tregojne se cfare ndodhi sipas kendveshtrimit te tyre ne nje dokumentar me kete teme te regjisorit Charles Ferguson me titullin Inside Job

Behet fjale per dokumentarin e jashtezakonshem dhe shume te guximshem qe rrefen skandalin e te ashtuquajturit recesioni i madh qe nisi ne vitin 2008. Ky regjisor per krijimin e dokumentarit te tij ishte nje liste e gjate personash te se djathtes dhe te se majtes politike te cilet lidhen dhe behen bashke nga nje fill i vetem Wall Street. Por personat nuk kane dale te flasin e te rrefejne vendimet e tyre qe shkaterruan ekonomine amerikane.

Alain Grenspan ish-presidenti i Rezerves Federale i zgjedhur nga Ronald Reagan i konfirmuar nga Bush senjor i rikonfirmuar nga Bill Klinton dhe nga Bush juniornuk ka dashur qe te intervistohet per kete film. Ben Bernanke presidenti aktual i kesaj banke i zgjedhur nga Bush junior dhe i rikonfirmuar nga Obama Nuk ka dashur qe te prononcohet per kete film. Larry Summers ish-sekretari i Thesarit ne epoken e Klintonit dhe drejtor i keshillit ekonomik te Obames Nuk ka dashur qe te intervistohet per kete film. Tim Geithner sekretari aktual i thesarit Nuk ka dashur qe te intervistohet per kete film. A nuk perbejne keto refuzime nje skandal. Njerezit mund te kuptojne jo-ne e Loyd Blankfein vampirit te bankes famekeqe Goldman Sachs qe eshte kompani private ne fund te fundit. Po personat e siperpermendur jane te gjithe funksionare publike. Kam mbetur vertet pa fjale kur administrata e Obames ne teresine e saj ka shmangur prononcimin edhe ne rruge informale. Dhe ne pjesen me te madhe te ketyre refuzimeve perfshi ate te shefit te thesarit Geithner nuk me eshte dhene asnje shpjegim apo arsye ka deklaruar regjisori. Megjithate ai jo se nuk e di vete arsyen e ketyre shmangieve. Ndryshe nga filmat artistike qe prekin temen e grykesise se njerezve te Wall Street apo edhe dokumentareve te Michael Moore Ferguson deklaron se filmi i tij flet vete. Inside Job nje shprehje angleze qe ka domethenien e krimeve qe kryhen nga njerez te brendshem flet per vrasjen qe iu be ekonomise boterore dhe e rrefen si te behej fjale per nje film te verdhe. Filmi fillon qe me derregullimin qe u kerkua me shume ngulm nga Regani. Dhe akuzuesi flet permes nje ndergjegje shume korrekte. Ferguson vete eshte diplomuar ne matematike ne universitetin e Berkley dhe ne shkenca politike ne Mit te Bostonit. Pasi u be milioner duke shitur per shifren 133 milione shpikjen e tij Vermeer Technologies. Dhe kete shpikje ia shiti nje fare Bill Gates. Qe nga koha kur u be i pasur iu kushtua kinemase dhe jo kinemase artistike por asaj shume te vecante dhe te veshtire kinemase te filmave dokumentare. Ka sjelle ne ekran gjate ketyre viteve filmin No Exit in sight ne lidhje me luften ne Irak Waiting for Superman per nje tragjedi ne nje shkolle amerikane dhe ka tentuar gjithmone qe me veprat e tij te nxjerre ne pah paaftesine dhe dembelizmin e Hollivudit per tu perballur me realitetin. Vete Ferguson ndryshe nga Hollivudi nuk eshte aspak pertac dhe dembel. Zakonisht filmat e tij kane heronj negative por jo ne te gjitha rastet. Ka raste kur perfshihen edhe heronj pozitive i tille si profeti qe nuk e degjoi askush ne lidhje me krizen qe ishte ne horizont Nuriel Rubini apo ish-prokurori i Nju Jorkut Rliot Spitzer ai qe e perfshine ne nje skandal prostitutash per ta nxjerre nga loja e per ti ulur reputacionin. Sipas regjisorit ish-prokurori vertet qe kishte shkuar me prostituta duke qene i martuar por ne fakt ne momentin e goditjes kishte ndermarre nje beteje te ashper per pastrimin e Wall Street dhe me sa duket ustallaret e bankiereve vendosen qe ta largonin duke ia prishur imazhin. Nje tjeter heroine pozitive e Charles eshte edhe Kristin Davis nje prostitute e cila ka guximin te deklaroje se si eshte e mundur qe keta financieret e larte me te cilet kalonte net super te shtrenjta e me shampanje te cilet deheshin e beheshin dru nga droga perfaqesonin ne burse kursimet e investitoreve. Ka nga ata qe guxojne dhe thone se fakti qe Obama mori si shef te thesarit ish-presidentin e Rezerves Federale per Nju Jorkun pra Tim Geithner tregon se administrata aktuale nuk ka ndryshuar shume nga paraardhesja. Por per disa keto qendrime te regjisorit mund te duken si nje loje e se djathtes amerikane tani ne prag te zgjedhjeve te 2 nentorit. Vete regjisori thote Detyra ime si filmberes si gazetar eshte qe te them te verteten pavaresisht nga pasojat e saj politike. Por shpresoj se per sa ka mundesi ky film dhe te tjere te jene nxites te nje reforme te vertete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›