E Diel, 1 Nëntor 2026

EDHE PAS TRYEZS ZGJIDHJE MBETEN ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Ka shume shenja qe te japin te kuptosh se edhe oferta me e fundit e opozites nuk i ka kenaqur pritshmerite e pushtetit. Sikunder eshte konstatuar edhe nga media dokumenti qe Edi Rama i dorezoi ne tryeze problemit te tij te vetem Berishes mbetet perseri nje problem edhe per kete te fundit. Sepse megjithese socialistet nuk permendin ne forme eksplicite rinumerimin e fleteve te votimit ata kane formuluar qarte kerkesen e tyre per hetimin e pjeses tjeter te materialeve zgjedhore. Dhe mungesa e optimizmit nga kampi berishist provon perseri se Kryeministri do te ishte i hapur vetem per nje oferte qe nuk do ti prekte fare as ato qe rendom cilesohen si materialet zgjedhore pra nje oferte per nje hetim me kuti te mbyllura nje hetim qe nuk do te ishte hetim. Nje qendrim qe krahas fakteve ne Ruzhdie apo Shkoder rrit me shume dyshimet se brenda kutive fshihet nje vjedhje votash ne shkalle alarmante.

Vajtja e befte e Rames ne tryezen e Berishes po shfaqet si nje veprim i mencur taktik qe ndersa e mbron opoziten nga akuzat per bojkot destruktiv zbulon blofin e tryezave hipokrite te Kryeministrit. Koha dhe zinxhiri i muajve te krizes se pazgjidhur po shkojne ne favor te tezes se Sali Berisha pavaresisht tryezave qe organizon eshte i vendosur te mos i hape rruge asnje lloj transparence qe do te denonconte jo vetem permasat e grabitjes se votes por edhe do te rrenonte mekanizmin e fshehte te kesaj grabitjeje. Ne fakt oferta e dorezuar nga Edi Rama ne tryezen e se premtes ka qene pak muaj me pare oferte e vete Berishes. Kish qene pikerisht ky i fundit qe i kish propozuar opozites hetimin vetem te materialeve zgjedhore ne kuptimin vetem te listave procesverbaleve te qendrave te votimit dhe disa dokumentacioneve te tjera. Nje propozim qe sic po del sot Berisha e kish bere ne forme blofi i bindur se opozita nuk do ta pranonte. Dhe ja kur opozita sot i propozon si objekt hetimi pikerisht ate qe Berisha kish propozuar eshte ky i fundit qe e refuzon Tashme qendrimi i mazhorances eshte gjithnje e me dukshem ai i nje vjedhesi qe refuzon te tregoje xhepat qe gjithsesi jane dukshem te fryre nga hurmat e vjedhura. Dhe kjo nuk mund te mos e beje opoziten gjithnje e me te vendosur per ti shkuar deri ne fund transparences. Dhe jo thjesht per hir te zgjedhjeve te shkuara jo per hater te se djeshmes por per hater te se nesermes te zgjedhjeve te ardhshme. Tashme nuk ka asnje pike dyshimi se kembengulja e Berishes per te mos bere as transparencen e procesverbaleve apo listave te zgjedhesve ne qendrat e votimit eshte nje perpjekje per ta ruajtur te paprekur ate alkimi te mashtrimit zgjedhor qe i dha atij fitoren ne zgjedhjet e vitit 2009. Kete qellim ka edhe propaganda e ngulur berishiste qe perserit si gramafon i prishur se ato zgjedhje ishin me te mirat e 20 vjeteve te tranzicionit shqiptar. Ato mund te kene qene te tilla vec jo per demokracine por vetem per Berishen qe ia arriti te qendroje ne pushtet duke pasur dukshem me pak vota ne elektorat se opozita. Ne fakt pas vitit 2009 pushteti i Berishes edhe ne sasi por edhe cilesisht eshte nje pushtet i pakices bolshevike. Por eshte zakon i vjeter i pushteteve qe nje genjeshter uleritese ta shesin si te vertete me propagande gjithashtu uleritese. Nese zgjedhjet do te kishin qene vertet te ndershme Sali Berisha do ti kish hapur vete kutite per ti dhene grushtin derrmues Edi Rames kundershtarit te tij kryesor qe ka me shume se nje vit qe e akuzon per vjedhje te votes. Pse ndodh krejt e kunderta Pse Berisha nuk i hap kutite per ti provuar Rames se genjen E pengon vendimi i Kolegjit Elektoral Le ti hape ne disa zona qe nuk jane shqyrtuar nga ai kolegj. Por nuk e ben dhe nuk do ta beje par shkakun e thjeshte se transparenca e kutive nuk e maskon por e demaskon fitoren e rreme te Berishes. Prandaj edhe ai ka dale kunder transparences madje kerkon te manipuloje edhe Kushtetuten te vere Kushtetuten kunder njerit prej parimeve themelore te demokracise qe eshte transparenca

Sali Berisha nuk do te leshoje nuk do te lejoje te hetohen as edhe ca materiale zgjedhore por do kerkoje qe objekti i hetimit te zgjedhjeve te ngushtohet aq shume sa ai te behet krejtesisht i pavlere. Pasi i ka degjeneruar zgjedhjet ne nje farse Berisha kerkon qe edhe hetimin per to ta shnderroje ne nje farse. Nese opozita do te perkulej para ketyre skenareve atehere ajo do ti hapte rruge grabitjes se zgjedhjeve te ardhshme pra do te firmoste qe sot disfaten e saj te ardhshme. Opozita nuk ka asnje arsye te tregoje nje dobesi apo mungese vendosmerie ne kerkesen e saj per transparence. Aq me teper kur edhe ne rezoluten e Parlamentit Europian hetimi i materialeve zgjedhore ku sipas Kodit Zgjedhor perfshihen edhe fletet e votimit shihet si parakusht i reformes zgjedhore. Opozita nuk mund te heqe dore nga kerkesa per transparence jo vetem sepse me te eshte e verteta qe pushteti kerkon ta mbaje ne erresire por edhe pse ky pushtet eshte dukshem i tronditur nga korrupsioni. Rrjedhja e deputeteve nga kampi i shumices eshte shprehje e kesaj krize qe po shperthen ne gjirin e shumices. Deshtimi i kesaj te fundit per te bere edhe 71 vota ne rastin e votimit per ceshtjen Beqja e ben edhe me qesharake arrogancen e nje shumice qe shtiret sikur eshte absolute ne nje kohe qe ska qene kurre shumice ne elektorat por qe ka pushuar se qeni realisht nje shumice edhe ne Kuvend. Kjo dinamike duhet ta beje me te vendosur opoziten ne kerkesen e saj qe mesa duket nuk mund te gjeje zbatim per sa kohe eshte Berisha ne pushtet. Dhe kembengulja e opozites si dhe intoleranca e pushtetit po e bejne gjithnje e me te pashmangshme zgjidhjen e krizes me ane te zgjedhjeve te parakohshme. Nje opsion ky deri para nje viti disi i habitshem por qe sot ka nisur te ndihet edhe ne gojen e figurave me pervoje te politikes shqiptare. Nje zgjidhje qe gjithsesi do te kerkoje perseri largimin e nje pushteti qe nuk ka pasur aftesi te provoje se nuk eshte i zhyer ne vjedhje votash. Sepse pasi u perpoq te cmontoje infrastrukturen e vjedhjes se votes me ane te transparences opozita nuk mund ti lejoje Berishes komoditetin qe ta perdore perseri kete infrastrukture per jetegjatesimin e tij ne pushtet. Me shume gjasa opozita do te kerkoje kalimin ne zgjedhje te parakohshme nepermjet nje qeverie teknike. Nje opsion qe po shfaqet sa me shume kohe kalon si e vjetmja mundesi per ta shpetuar vendin nga nje tjeter kolaps politik me nje kosto te larte per Shqiperine kolaps qe nuk eshte dicka e papritur sa here qe ne pushtet maniaku i njohur i pushtetit djeg edhe shtetin per pushtetin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›