Shqipëria do të kontribuojë me fonde për të mbështetur ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri veçoi vendimin “Për kryerje pagesash në formë kontributi, në fondin e përbashkët të NATO-s.”
Kryeministri shpjegoi se ky vendim, i cili propozohet në kuadër të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut, për zbatimin e detyrave të reja të NATO-s në Kosovë, ka të bëjë ndër të tjera me dhënien e një kontributi nga qeveria shqiptare, i cili do të shërbejë për të mbështetur ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
26/11/2008
26/11/2008