E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, drejt nje vale te re te hapjes se tregjeve te saj Eglantina Nasi

Ekonomia shqiptare duket se po i afrohet nje vale te re te liberalizimit, ne sektore te rendesishem te saj. Keshtu, pas hapjes dhe modernizimit qe kane njohur vitet e fundit sektore te tille si ai bankar apo i telefonise, tani ka ardhur radha e te tjera tregjeve ne ekonomine vendase, qe te njohin nje hapje te tyre. Duke iu larguar ne kete menyre monopoleve ekzistuese te mbetura, qe nga koha kur ekonomia funksiononte si nje e tere me shtetin ne krye dhe pa hapesira lirie. Behet fjale per sektorin e energjise, por edhe ate te hekurudhave, te cilet kane funksionuar deri tani nen trysnine e kufizimeve rregullore dhe duke premtuar vitin e ardhshem nje hapje te tregut te tyre. Keshtu, qeveria shqiptare, permes autoriteteve te saj vartese, e ka konsideruar si nje mase mjaft te rendesishme liberalizimin e tregut te energjise se pari, por edhe ate te hekurudhave, duke ndermarre hartimin e ndryshimeve ne ligjet perkatese per mirefunksionimin e tyre ne te ardhmen si tregje te liberalizuara. Keshtu, liberalizimi i parashikuar me ndryshimet e reja ne ligjin per energjine, pritet qe ta beje kete treg me dinamik, ku do t'u jepet mundesia edhe operatoreve te tjere, qe t'u shesin energji konsumatoreve. Sipas ketij drafti, operatoret e rinj, qe do te hyjne ne treg, do te bejne furnizimin me energji elektrike, vecanerisht te bizneseve, duke mos e lejuar me tregun e shitjes se energjise elektrike, qe te jete ne duart e nje operatori te vetem, ne varesi te te cilit te qendroje gjithe procesi i furnizimit te popullates me kete produkt mjaft jetesor. Konkretisht, ndryshimet e reja ligjore, i heqin KESH-it detyrimin per te furnizuar me cmim te percaktuar nga ERE-ja 7 kompani industriale, te cilet duke nisur qe nga viti 2012, do t'i drejtohen tregut privat per te blere energji. Ka qene edhe vete Autoriteti i Konkurrences, i cili ka perkrahur nje nisme te tille te qeverise, kohe me pare, duke cituar saktesisht se "duhet synuar rritja e eficences se tregut te energjise elektrike, per te krijuar me shume perfitime dhe mundesi zgjedhjeje nga konsumatoret". Duke i rekomanduar Entit Rregullator te Energjise Elektrike qe "liberalizimi i tregut i kryer de jure duhet te realizohet edhe de facto per te krijuar mundesine e me shume se nje zgjedhjeje te burimit te furnizimit". "Pas privatizimit te Operatorit te Sistemit Shperndarjes, ERE-s i rekomandohet te ndermarre hapat e nevojshem per liberalizimin e metejshem te tregut nepermjet licencimit te ndermjetesve te tregut", ka qene porosia e vecante qe Autoriteti i Konkurrences u ka lene autoriteteve te energjise. Madje, edhe Sekretariati i Energjise ne Vjene, i cili mbikeqyr liberalizimin e tregut ne Ballkan, i ka kerkuar vendit tone qe te liberalizoje sistemin e interkonjeksioneve te energjise elektrike.

KE: Liberalizimi ndryshon dhe cmimet

Liberalizimi i tregut energjetik me siguri do te sjelle ndryshime edhe ne cmimin e energjise elektrike ne vend. Ky ka qene vleresimi i dhene nga zv/drejtori i pergjithshem i Komisionit Evropian per Energjetiken, Fabricio Barbaso, gjate nje takimi rajonal ne Shkup, duke folur mbi kete problematike. Ai ka pohuar edhe se cmimi i energjise duhet te formohet ne baze te rregullave ne treg.

"Nese keni cmime politike, te cilat nuk reflektojne cmimin prodhues dhe cmimet ne treg, atehere duhet te levizni drejt tregut te liberalizuar, i cili nenkupton rritje te cmimeve per nje periudhe. Por, nese cmimet i mbani te uleta ne menyre artificiale, pasojat do te jene shume te larta, nuk do te keni investime, ndersa cmimi do te jete shume me i larte nga ato qe jane ne tregun e liberalizuar", mesohet te jete shprehur ai lidhur me nje fakt te tille.

Ndryshimet ne Kod do sjellin liberalizim

Ndryshimet qe iu bene Kodit Hekurudhor nga Kuvendi, pritet qe te liberalizojne, se afermi, edhe tregun e transportit hekurudhor ne vend. Nje fakt te tille e ka pohuar gjate nje interviste per mediat, Zamir Ramadani, drejtori i Pergjithshem i Hekurudhave Shqiptare. Sipas tij, keto ndryshime ligjore ishin pjesa e mbetur e detyrimeve qe vendi yne duhet te permbushe ne kuader te integrimit evropian, sa i perket transportit hekurudhor. Lidhur me nje fakt te tille, ai shpjegoi se tashme do te krijohet nje ent rregullator per transportin hekurudhor, i cili do te jete nje strukture krejt e pavarur nga Hekurudha Shqiptare. Njekohesisht, pritet edhe krijimi i nje enti qe do te kryeje licencimin e perdoruesve te infrastruktures hekurudhore. Ne kete menyre, liberalizimi i tregut do te beje te mundur qe perdoruesit e infrastruktures te paguajne per kete gje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›