E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria duhet të rrisë eficensën për konsumimin e energjisë

Shqipëria duhet të rrisë eficencën energjisë dhe të nisë të zbatoj 4 ligje të miratuar që në 2008/2009 për konsumimin e energjisë. Teksa vendi ynë po bënë përpjekje për integrimin në Bashkimin Europian, të dhënat e studimeve ekonomike tregojnë se është bërë pak për reduktimin e dioksidit të karbonit dhe përdorimit të energjsië së rinovueshme.
Ekspertë të ekonomisë dhe mjedisit thanë se për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe reduktimin e nivelit të ndotjes, ndërtuesit duhet të respektojnë kriteret e përcaktuar edhe nga direktivat e BE. Në anën tjetër, në draftet ekzistuese kërkohet që ndërtesat publike, ato private dhe shtëpitë të pajisen me certifikatë të konsumimit të energjisë për sipërfaqe. Diskutimet mbi draftet e energjisë së rinovueshme ishin pjesë e aktiviteteve "Tetorit Gjerman" nga ambasada gjermane në Shqipëri.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›