E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e normes baze te lekut do ule borxhin publik

Ulja e normës bazë të lekut pritet të ndikojë në uljen e lehtë të borxhit publik, që vendi ynë ka në lekë. Sipas specialistëve të financave, vendimi i marrë nga Banka e Shqipërisë është një sinjal pozitiv, që do të reflektohet edhe në uljen e interesat të kredive, që japin bankat e dytë për konsumatorët.

Gjithashtu, ekspertët sugjerojnë që praktika e uljes s normës bazë të lekut të vijojë të ndiet në vazhdim dhe pse jo të aplikohen deri në disa ulje brenda 1 viti.

Banka e Shqipërisë vendosi para disa ditësh të ulë normën bazë të lekut, me 0.25 për qind, duke e çuar në 5 për qind aktualisht. Sipas argumentimeve të bëra nga guvernatori i Bankës, një vendim i tillë vjen pas stabilizimit të inflacionit dhe me qëllimin për t’i dhënë stimul ekonomisë shqiptarë, në një kohë kur konsumi ka rënë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›