E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi per ndihmen per Greqine

Nje gje eshte e qarte Greqia nuk do te jete ne gjendje te ule kete vit deficitin e saj buxhetor aq sa eshre rene dakord me pare. Qeveria greke e ka pranuar tashme kete. Dhe kete e pranoi edhe komisioneri i monedhes se BE-se Olli Rehn ne fillim te takimit te eurogrupit ne Luksemburg160Sic duket Greqia nuk do te arrije sivjet kete objektiv.

Ne qofte se Greqia nuk arrin te permbushe kushtet te cilat perfshijne edhe uljen e deficitit atehere per te nuk do te kete para te tjera. Kete e ka thene edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble. Megjithate ende nuk eshte vendosur asgje sqaroi Schable ne Luksemburg.

Ne po presim raportin e troikes dhe kur ta kemi ate ne baze te ketij raporti do te marrim vendimet e nevojshme.

Asgje nuk eshte vendosur

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eurogroup Treffen Luxemburg

As homologet e tjere te ministrit gjerman Schable nuk duan te shprehen pro ose kunder transhit te ri para se te kene ne dore raportin e troikes. Nese nuk kryhet pagesa e kestit te ri atehere Greqia pas pak javesh do te kete falimentuar. Megjithate ministri grek i Financave Evangelos Venizelos ishte shume luftarak ne Luksmeburg

Greqia eshte nje vend me veshtiresi strukturore. Por Greqia nuk eshte dashi i kurbanit te eurozones. Greqia eshte nje vend krenar. Ne mund te vazhdojme me tutje megjithe recesionin e thelle prej dymbedhjete per qind te prodhimit te brendshem bruto ne tre vitet e fundit.

Te pengohet falimentimi i Greqise

Bildunterschrift

Ne mbeshtetje te ministrit grek doli menjehere homologu i tij nga Belgjika Didier Reynders. Duke pasur parasysh veshtiresite e bankave si asaj franceze-belge Dexia te cilat jane te angazhuara fort ne Greqi ai kerkoi durim me Greqine

Qellimi nuk eshte qe Greqia njehere te sherohet dhe pastaj te vdese. Qellimi eshte qe ajo te ndihmohet me te vertete. Une shpresoj se sot ose gjate diteve te ardhshme ne do te vendosim per transferimin e kestit te radhes ne Greqi.160 Dhe per te ndihmuar bankat dhe depozituesit duhet qe se pari te ndihmohet Greqia.

Shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker e pa te nevojshme qe ne konferencen e shtypit te mbajtur ne oret e nates te beje nje pergenjeshtrim te pergjithshem.

Askush nuk eshte shprehur per falimentimin e Greqise. Do te behet gjithcka per te parandaluar kete dhe falimentimi do te parandalohet. Mua me duhet te hedh poshte me vendosmeri te gjitha spekulimet sipas te cilave do te kerkohet nga Greqia apo ajo te vendose vete qe te largohet nga eurozona.

Autor Christoph Hasselbach/Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›