E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokio: Platforma e lëshimit të raketës koreanoveriore në pozicion zjarri

TOKIO- Platforma e lëshimit të raketës koreanoveriore është vendosur në pozicion zjarri, me raketat të drejtuara nga qielli, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo duke cituar një zyrtar të mbrojtjes.
Qeveria japoneze është në gatishmëri të lartë, sepse të dhëna se Pheniani mund të lëshojë së shpejti raketat balistike drejt ishullit fqinj.

''Ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera deklaroi sot në mëngjes se deri tani Tokioja po përgjigjej duke mbledhur një shumëllojshmëri informacionesh... plot tension'', sipas Kyodos.

Qeveria tajvaneze ishte e para që këshilloi shtetasit e saj që të mos shkonin në Korenë e Jugut, sepse tensioni në rajon vazhdon të rritet. Ministri i Punëve të Jashtme i vendit i këshilloi banorët që t'i shtyjnë udhëtimet e punës, arsimimit apo pushimet, duke nënvizuar situatën e paqartë në Korenë e Jugut.

Disa njësi interceptimi raketash të efektshmërisë së lartë, tip AC-3, janë dislokuar në Japoni ditët e fundit për të mbrojtur njësitë kyçe ushtarake dhe kryeqytetin e vendit, Tokion. Njëra nga njësitë ishte vendosur pranë selisë së ministrit të Mbrojtjes në Ichigaya, në zonën e Shinjukut.

Pozicionimi i raketave "Patriot" u ndoq nga vendosja e destrojerëve japonezë ''Aegis'', të pajisur me raketa me interceptor SM-3.

Japonia autorizoi forcat e saj që t'i përgjigjen çdo lloj zjarri nga Koreja e Veriut.

Të dhënat për një nivel të ri gatishmërie nga ana e Koresë së Veriut ndiqen nga njoftimet se Koreja e Jugut dhe forcat amerikane kanë përmirësuar gatishmërinë e tyre të survejimit në nivelin më të lartë të mundshëm para se të shpallin gjendjen e luftës.
Gjithashtu, bëhet e ditur, pëmes njoftimeve nga agjencia e lajmeve Yonhap se Pheniani po përgatit lëshime të shumëfishta raketash ''Scud'' dhe ''Rodong'' me rreze të shkurtër veprimi.
"Ka shenja të qarta se Veriu mundet të lëshojë në Musudan njëkohësisht raketat 'Scud' dhe 'Rodong", deklaroi të mërkurën një burim anonim ushtarak.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›