E Diel, 1 Nëntor 2026

Teston te rinjte

Ndeshja miqesore kunder Maqedonise do t146i sherbeje Josip Kuzes qe t146i testoje disa futbolliste te rinj qe ka ne skuader. Ekipit kuqezi ne perballjen e 17 nentorit per shkak te lendimit do t146i mungojne edhe dy mesfushoret Lorik Cana dhe Ervin Skela. Nga Express me 17 nentor 2010 ne ora 1054

Kombetarja shqiptare te marten ka bere edhe pergatitjet e fundit para ndeshjes miqesore qe do ta zhvilloje kunder perfaqesueses se Maqedonise me 17 nentet sot ne stadiumin e qytetit ne Korce.

Trajneri kroat Josip Kuze i cili i ka munguar ekipit kuqezi ne dy ndeshjet e fundit kunder Bosnjes dhe Bjellorusise i eshte kthyer punes pas dy muajsh mungese per shkak te gjakderdhjes qe pati ne tru.

Ish trajneri i gjigantit kroat Dinamo Zagreb per kete ndeshje ka ftuar disa emra te rinj qe me pare nuk kane luajtur me ekipin kuqezi si mesfushori i Chevos Ledian Memushaj dhe sulmuesi i Vorsklas Ahmed Januzi.

Por ekipit kuqezi ne miqesoren kunder Maqedonise do te luaje pa disa nga lojtaret kyc te skuadres. Pas refuzimit te Erjon Bogdanit lenies jashte te Edmond Kapllanit dhe demtimeve te Arjan Beqajt e Ervin Skeles ne prag te miqesores me Maqedonine Shqiperia ka humbur nje tjeter lojtar.

Behet fjale per mesfushorin Lorik Cana i cili nuk i eshte bashkuar grumbullimit te Kombetares. 27-vjecari ka pesuar nje demtim serioz ne kavilje qe e ben te pamundur paraqitjen e tij nen urdhrat e trajnerit Josip Kuze.

Ne dyshim serioz eshte edhe mesfushori i krahut te majte Gilman Lika i cili eshte paraqitur i demtuar ne perfaqesuese pas aktivizimit ne ligen e dyte turke me Diarbakispor. Keto mungesa nuk e brengosin shume Josip Kuzen.

147Pavaresisht mungesave loja e skuadres sone nuk do te ndryshoje persa i perket kualitetit te saj. Per 70 minutat e para te lojes kam menduar qe sulmin ta kryesoje Salihi nderkohe qe ne minutat e tjera do te luaj me lojtare te rinj per tu dhene mundesine edhe atyre per t146i pare ne fushen e lojes148 ka thene Kuze ne konferencen per media.

147Kjo eshte nje miqesore qe do te na sherbeje si test per te ardhmen e ekipit dhe per ndeshjet e tjera te tij per t146i dhene nje hap tjeter ne drejtim te rezultateve pozitive dhe kapaciteteve te tij148 ka shtuar kroati.

Pavaresisht problemeve te Canes Skeles e Likes te cilet ishin perfshire ne kontingjentin me 21 lojtare te perzgjedhur per testin me Maqedonine trajneri Kuze ka vendosur qe te mos afroje asnje lojtar tjeter.

Per ndeshjen ne Korce ai do te kete ne dispozicion 18 lojtare ndersa pjesa me e madhe jane te rinj. Nga formacioni titullar ne dispozicion kane mbetur mbrojtesit Dallku e Vangjeli mesfushoret Altin Lala Ervin Bulku Ansi Agolli e Klodian Duro si dhe sulmuesi Hamdi Salihi.

Pjesa tjeter e skuadres jane futbolliste te rinj te cilet do te kene shansin t146i tregojne vlerat e tyre dhe te tregojne se jane te dobishem per kuqezinjte ne eliminatoret per Kampionatin evropian 2012.

Ndeshja Shqiperi 150 Maqedoni do te luhet nga ora 1600 ne stadiumin Skenderbeu te Korces.

Kuze synon ta vazhdoj kontraten me FSHF146ne

Jospi Kuze ka bere me dije qe e deshiron ta vazhdoj punen me skuadren kuqezi edhe pas eliminatoreve per kampionatit Evropian 2012. Kontrata mes Federaten Shqiptare te Futbollit FSHF dhe Kuzes skadon ne nentor te vitit 2011 por ky i fundit shpreson qe te vazhdon bashkepunimin me drejtuesit e futbollit shqiptar.

147Pasi une ta kem perfunduar kontraten me kombetaren e Shqiperise do me pelqente te vazhdoje serish punen dhe sfiden per ta cuar perpara kete ekip148 ka deklaruar kroati i cili ne ekipin kuqezi ka zevendesuar trajneri holandez Arie Hann i cili u shkarkua pas rezultateve negative me ekipin kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›