E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion ne Trepce

Kampioni i Kosoves Trepca ka zhgenjyer kete sezon. Xehetaret nuk kane treguar lojera te mira ne Superlige derisa jane eliminuar nga Kupa ne rrethin e pare. Per kete deshtim kryetari i klubit mitrovicas Nexhmedin Haxhiu fajeson futbollistet. Ai paralajmeron se do t146i largoje nga klubi 6 -7 lojtare qe nuk jane angazhuar ndersa do te perforcohet me disa te huaj. Nga Valon Konushevci me 17 nentor 2010 ne ora 1056

Gjate stinorit pranveror Trepca zhgenjeu tifozet e vet pasi nuk ishte as afer formes qe kishte ne kampionatin e kaluar kur mitrovicasit u shpallen kampione dhe fituan edhe Superkupen e Kosoves.

Realisht ne stinorin vjeshtor Trepca duhej te ishte shume me efikase pasi ne garat e edicionit te ri ky ekip hyri si kampion ne fuqi dhe me fond akoma me te pasur me futbolliste sesa qe kishte ne kampionatin e kaluar.

Gjate gjithe ketij stinori atmosfera ne ekipin kampion nuk ishte e mire. Futbollistet e Trepces kete realitet e arsyetonin me faktin se klubi gjendet ne krize financiare dhe vazhdimisht ankoheshin se drejtuesit e skuadres u kishin borxh.

Si pasoj e kesaj pati edhe bojkotime te stervitjeve nga ana e lojtareve. Kryetari i klubit mitrovicas Nexhmedin Haxhiu pranon se nuk jane kryer te gjitha obligimet ndaj lojtareve por ai mohon qe klubi i tij eshte ne krize financiare.

147Trepca nuk eshte ne krize financiare dhe kete e konfirmon fakti se shumices se lojtareve u jane dhene parat per gjithe kampionatin. Eshte e vertet se ua kemi borxh disa rroga qe kapin shifren totale prej rreth 5 mije euro. Por klubi nuk varet ne 5 pese mije euro. Andaj nuk mund te thuhet se kemi krize financiare. Ato borxhe do te kryhen gjate kesaj jave148 thote Haxhiu per Express.

Ai pranon se nuk eshte i kenaqur me fatin qe e percolli ekipin e tij gjate pjeses se pare te kampionatit dhe per kete nje pjese te fajit ua hedhe disa lojtareve te ekipit gjelber e zi.

147Nuk ishte stinor i mire per ne. Disa here na mungoi fati e disa here ishim te demtuar nga gjyqtaret. Por faji kryesor takon lojtareve. Disa prej tyre nuk jane angazhuar dhe e kane demtuar ekipin. Ky fakt eshte arsyeja kryesore qe nuk kaluam mire ne kete pjese te kampionatit148 theksoi ai.

Haxhiu paralajmeroi se edhe do t146i ndeshkoi disa futbolliste per faktin qe nuk u angazhuan ne xhiron e pare te garave per Kupen e Kosoves nga e cila gare mitrovicasit u eliminuan nga 2 Korriku.

147Sikur te angazhoheshin 2 Korrikun kemi mundur ta fitojme me ekipin e dyte. Por lojtaret e mi nuk jane angazhuar dhe per kete do te ndeshkohen. Dua t146i ndeshkoi per tu treguar se ne klubin tone ka rregull148 tha ai.

Haxhiu paralajmeron se gjate pushimit dimeror do te beje revolucion ne skuadren e tij. Ai thote se do t146i liroje nga skuadra te gjithe ata lojtare qe nuk e barten me pergjegjesi fanellen gjelber e zi.

147Disa lojtare jane shume te mire dhe angazhoheshin shume. Por jane disa tjere qe nuk jane angazhuar sepse atyre iu eshte rritur mendja po mendojne se jane bere yje dhe ne fakt nuk po e dine se nuk jane askund. Gjashte apo shtate lojtare te tille gjate dimrit do te lirohen nga ekipi148 deklaroi Haxhiu.

147Ata qe do te largohen do t146i zevendesojme me nja kater perforcime nga jashte. Pra do t146i transferojme nja kater lojtare te huaj148 shtoi ai pa sqaruar se nga cilat shtete do t146i transferoj ato perforcime.

Nderkohe Haxhiu tregoi se nuk planifikon te beje ndryshime ne shtabin teknik ne krye me Nazmi Ramen. Ai u premton tifozeve mitrovicas qe ne stinorin pranveror do ta shohin nje Trepce krejt ndryshe prej stinorit vjeshtor.

147Kjo nuk ka qene loja reale e Trepces. Gjate pushimit dimeror do t146i eliminojme disa probleme. Do ta bejme nje Trepce te forte. Me kete nuk dua te them se synojme ta ndjekim titullin e kampionit sepse Prishtina eshte duke na ikur me shume pike. Por do ta pergatisim nje skuader te forte per kampionatin e ardhshem148 vazhdoi ai.

Pas gjashtembedhjete xhirove te zhvilluara Trepca radhitet ne vendin e peste te tabeles se klasifikimit me 23 pike te tubuara trembedhjete pike me pak sesa lideri Prishtina. 145Xehetaret146 i kane shenuar vetem gjashte fitore kurse i kane pesuar pese humbje derisa ne pese ndeshje te tjera ka barazuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›