Rukavina ia sheh sherrin Ademit

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit Ante Rukavina ia ka pa sherrin bashkelojtarit te tij Arjian Ademit te cilin e kishte grushtuar gjate javes se kaluar. Incidenti mes kroatit dhe kosovarit kishte ndodhur ne zhveshtore pas fitores se Dinamo Zagrebit kunder Zadres.
Ish anetari i klubit kroat Hajduk Split dhe mesfushori me prejardhje nga Kosova pas kesaj perleshjeje nuk jane ftuar fare per ndeshjen kunder Splitit derisa edhe stervitjet i kane bere ndaras nga pjesa tjeter e skuadres.
Por pjesa e dyte e denimit ka mberritur te henen pasdite. Ashtu sic eshte pritur ish sulmuesi i Panathinaikos ka kaluar me se keqi. Mediet kroate bejne te ditur se drejtuesit e gjigantit kroat kane vendosur qe Rukavina te denohet me 80 mije kuna kroate rreth 11 mije euro derisa Arjian Ademit i eshte dhene vetem verejtje.
Mediet kroate bejne te ditur se te hollat me te cilat eshte denuar Rukavina do te shkojne per bamiresi. Dhe cka eshte me interesante donacionin ne te holla do ta dorezoje delegacioni i Dinamos ne krye te te cilit do te jene dy protagonistet e perleshjes Ademi e Rukavina.
Arjian Ademi kete sezon eshte transferuar nga skuadra e Sibenikut ne Dinamo Zagreb. 19 vjecari i cili aktivizohet me perfaqesuesen U21 te Kroacise eshte i lindur ne Shibenik ndersa ka prejardhje nga Kosova.