Shqipëria e Kroacia, në prill në NATO

Ministrat e NATO-s të mbledhur në Bruksel deklaruan sot se presin që Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtare të Aleances së Atlantikut Verior në muajin prill."Shqipëria dhe Kroacia kanë përmbushur tashmë reforma të rëndësishme. Qëllimi ynë është të mirëpresim dy anetarët e rinj të Aleances në samitin tonë të ardhshëm", thuhet në komunikatën e ministrave. Shqipëria dhe Kroacia do të bëhen anëtarët e 27-të dhe 28 të Aleancës së Atlantikut. Në takimin e Ministrave të jashtëm të NATO-s që u zhvillua në Bruksel morën pjesë për herë edhe shefat e diplomacisë të dy vendeve kandidate për tu anëtarësuar në NATO, Lulzim Basha dhe Gordan Jandrokovic.Përsa i përket Maqedonisë, ministrat thanë se ky vend do të marrë ftesën për në NATO sapo të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. Në deklaratë theksohet gjithashtu se Bosnja dhe Hercegovina kanë bërë progres domethënës drejt rrugës për të marrë ftesën për anëtarësim.