Topi: Në kodin zgjedhor të llogaritet koha për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi sqaroi pozicionin e tij lidhur me mosdekretimin e ligjit të kodit të ri zgjedhor. "E kam kthyer për rishqyrtim në parlament kodin e ri ,duke kërkuar një kalkulim të kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare", tha Topi. Sipas tij "kthimi ka të bëjë me momentin kushtetues që lidhet me kohën e zhvillimit të zgjedhjeve, e cila duhet të kalkulohet". Ndër të tjera Presidenti i Republikës u shpreh se " Kam kthyer për rishqyrtim dhe siç bëhet me një motivacion duke pasur parasysh që kodi është vënë në dijeni tek parlamenti. Kodi është parakusht për zgjedhjet e lira".Sipas Bamir Topi-t kodi duhet të përfundoje së shpejti ". Jam i detyraur që të bëhet ky kualidim", nënvizoi Topi "që te jemi në sinkron me ligjin , nëse unë dekretoja datën atëherë do jemi jashtë afatit për kodin".