E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli e pranishme në fjalimin e Mbretëreshës Elizabeth II në Britani

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është e ftuar në një prej ceremonive më madhështore të jetës parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, në seancën e jashtëzakonshme të fjalimit të Mretëreshës Elisabeta e dytë, ritual që daton që në shekullin e 16-të. Topalli e nisi axhendën e saj me pjesëmarrjen në këtë ceremoni simbol të Mbretërisë së Bashkuar, të rezervuar vetëm për të ftuar të përzgjedhur të hierarkisë më të lartë dhe krerë të institucioneve kryesore britanike.Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit do të pritet në një takim të veçantë nga Kryetari i Dhomës së Komunëve, Michael Martin, nga nënkryetarja Silvia Hill dhe do të zhvillojë seance dëgjimore në Komisionin e plotikave të jashtme me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të grupit parlamentar të miqësisë, Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Tema të bisedës do të jenë ratifikimi i protokollit të NATO-s, hapat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e integrimit Euro-Atlantik por edhe çështja e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›