E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Dobiani ndërhyri në mënyrë arbitrare, ushtroi presion ndaj oficerëve

Policia e Shkodres ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar institucionin e Avokatit të Popullit për dhunën që ka kryer dhe pengimin e dekumentimit të vepres për të cilien ne po punonim në momentin kur Ermir Dobjani me disa komisioner të këtijë institucioni ndërhynë dhe penguan punën tonë.Gjate kohës qe po vazhdonte pyetja e personave të shoqëruar, Avokati i Popullit Ermir Dobjani me disa komisioner të këtij institucioni,ka ndërhyrë në mënyrë arbitrare në zyrat e Policisë Gjyqesore, ku po pyeteshin këta persona, duke përdorur arrogancë dhe duke ushtruar presion ndaj oficereve tanë, veprim ky i cili ka interferuar direkt në mos dokumentimin ligjor të kësaj vepre, të deleguar nga Prokuroria, për faktin se kjo dosje është rikrijuar dhe një herë nga ana jonë. Avokati i Pupullit sëbashku me komisionerët e tij, kanë marra në pyetje personat e shoqëruar, në lidhje me trajtimin e tyre para, gjate dhe pas shoqërimit të tyre në ambientet e Drejtorise Policise Qarkut Shkoder. Sipas policisë shtetasi E. A, ka ngritur pretendimin se është goditur me shpullë në ambientet e policisë nga disa oficer policie. Ky pretendim mohohet kategorikisht nga ana e oficereve tanë. Përsa i perket pretendimeve të shtetasit të lartpërmendur ndaj oficereve tanë, Sherbimi i Kontrollit të Brëndshem në Drejtorine e Policise Qarkut, në bashkepunim me Prokurorinë e Rrethit, do hetoje dhe do kryej të gjitha veprimet e duhura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›