E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria e Pastër”, Tafaj: Edukimi mjedisor, prioritet në shkolla

21-04-2012 / Gazeta 55

Në një konferencë për mediat ministri i arsimit Myqerem Tafaj, tha se më 20 Prill, është hedhur vetëm hapi i parë për mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të Shqipërisë. Ky angazhim “Për një mjedis të pastër” do të jetë një angazhim i përhershëm për të gjitha shkollat e vendit.
Ministri Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, u shpreh se edukimi mjedisor është një ndër çështjet më të rëndësishme të planeve dhe programeve mësimore në shkollat tona.
Nxënësit dhe studentët edhe më tej do të jenë në krye të kësaj lëvizje për të sensibilizuar banorët, komunitetet e komunave dhe qyteteve tona, pushtetin vendor dhe të gjithë aktorët për mbajtjen e mjediseve të pastra çdo ditë të vitit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›