Tritan Shehu: Presidenti, LSI do mbështesë kandidatin e mazhorancës

Rreth një muaj larg nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, mazhoranca nuk ka publikuar ende emrin e kandidatit të saj, por e sigurtë është se ai do të jetë nga Partia Demokratike, forca kryesore qe qeveris vendin.
Fatos Nano, i cili po tenton kandidimin, ende nuk është takuar me kreun e mazhorancës, por deputetët demokratë, ashtu si dhe kryeministri Berisha në asnjë rrethanë nuk e shohin atë kandidat të tyre.
Deputeti demokrat nuk i sheh aspak të luhatshme votat e LSI-së në koalicion, për më tepër kur bëhet fjalë në momente vendimtare, siç është zgjedhja e kreut të shtetit, ku të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella në një marrëdhënie bashkëpunimi përvijohen edhe më të qarta.
Zgjedhja e presidentit, sikundër vë në dukje Tritan Shehu, tenton që në raundet e para një proces konsensual. Por po aq legjitime dhe kushtetuese është zgjedhja me shumicë të thjeshtë votash në raundet e fundit