Shqiperia e hapur per kerkesat e azilanteve
Tirane-Celet zyra e re e pranimit te azilanteve te huaj ne Shqiperi. Pas Durresit, tashme edhe ne Qarkun e Elbasanit, do te funksionoje nje zyre pritje per te gjithe shtetasit e huaj, qe do te kerkojne azil ne Shqiperi. Ne ceremonine e inaugurimit te zyres se Migracionit, prane Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan, ishte edhe ministri i Brendshem, Lulzim Basha. Ai e cilesoi nje komponent te rendesishem per liberalizimin e vizave, por edhe nje tregues te qarte te plotesimit te standardeve te Bashkimit Evropian. Basha tha se standardi i investimit ne kete zyre migracioni, nuk le asgje per te deshiruar, krahasuar me standardin e zyrave analoge ne vendet e hapesires se Bashkimit Evropian, apo te zones "Shengen". Pas inaugurimit, ministri Basha tha se celja e kesaj zyre eshte nje tregues tjeter i qarte i standardit qe ka arritur sot Policia Kufitare dhe Migracionit, qe shkon pertej asaj qe kerkon udherrefyesi per liberalizimin e vizave. "Eshte nje tregues i qarte i vullnetit te qeverise shqiptare dhe kapaciteteve tona, nepermjet Policise Kufitare dhe Migracionit per te trajtuar cdo kerkese per azil, ne menyre te rregullt sipas legjislacionit ne fuqi ne Shqiperi, sipas normave e standardeve evropiane dhe sipas te gjithe standardeve nderkombetare",-deklaroi Basha. Ai beri te ditur faktin se eshte vene ne funksion dhe se shpejti do te perurohet nje qender moderne ne Durres, per azilantet me qendrim te parregullt, e cila eshte pertej cdo standardi deri tani, te aplikueshem ne Ballkanin Perendimor. Sipas Bashes, "keto jane prova te qarta se Shqiperia jo vetem nuk perben nje burim apo problem per sa u takon shtetasve te trete qe mund te kerkojne azil ne vendet e BE, por eshte qartesisht e pergatitur te trajtoje me standarde evropiane azilantet e huaj, qe kerkojne azil ne Shqiperi. Zyra do te sherbeje per te gjithe shtetasit e huaj qe jane rezidente ne Elbasan, ose qe do te hyjne ne pikat kufitare te ketij qarku, per te kryer procedurat e aplikimit per azil.
Donacioni per rikonstruksionin e plote te zyres se Migracionit e ndodhur brenda ambienteve te Drejtorise se Policise Qarkut Elbasan, kap nje investim me vlere prej 255.000 lekesh. Donatore te ndryshem kane dhuruar per kete zyre, nje sere pajisjesh kryesisht tavolina pune per pritjen e qytetareve, kompjutere, printer si dhe publikime per informacione te ndryshme ne ndihme te publikut.
Ledi Koraqi