Aksidentet, plagosen moter e vella dhe drejtori i shkolles
Dy aksidente me pasoje tre te plagosur kane ndodhur gjate 24 oreve te fundit ne Durres dhe Lezhe. Policia nisi hetimet dhe mori nen akuze shoferet, kurse gjendja e te lenduarve eshte jashte rrezikut per jeten. Aksidenti i pare ka ndodhur ne vendin e quajtur "Mbikalimi i Sukthit", kur 23-vjecari me inicialet F. Gj., banues ne Tirane, duke drejtuar automjetin tip "Benz", me targa BY283CB, ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me borduren anesore, duke dale jashte rruges. Per pasoje eshte demtuar vete drejtuesi dhe motra e tij 30 vjece, me inicialet B. Gj. Ngjarja e dyte ka ndodhur mengjesin e djeshem ne superstraden Lezhe-Shkoder, prane fshatit Balldre, kur makina tip "Benz" me targa te Lezhes, e drejtuar nga 52-vjecari Ymer B., drejtor shkolle ne fshatin Rraboshte, ka dale nga rruga per shkak te shpejtesise dhe lageshtires, duke kryer disa rrotullime. Per pasoje eshte plagosur vete drejtuesi i mjetit qe udhetonte i vetem dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.