Bashkejetese pas divorcit, denoncon "burrin" per dhune
Durres- Divorcohet me bashkeshortin dhe nis bashkejetesen me nje 42-vjecar vlonjat, por pas disa muajsh e denoncon edhe ate per keqtrajtim dhe presion psikologjik. Policia e Durresit njoftoi nisjen e hetimeve per akuzen e "shkaktimit te demtimeve te tjera" ndaj V. A., banues ne lagjen nr. 12 te qytetit bregdetar. Hetimet nisen pas kallezimit penal te depozituar mbremjen e se enjtes nga 44-vjecarja me inicialet A. O., lindur ne Kruje dhe banuese ne te njejten lagje me te dyshuarin. E demtuara ka rrefyer se ishte nene e dy femijeve dhe prej kohesh e divorcuar nga bashkeshorti i saj, po per te njejtat shkaqe. Fillimi i bashkejeteses sipas rrefimit te 44-vjecares, ka qene i mbare dhe ata jane njohur rastesisht nepermjet gazetave. Por me pas gjithcka ka ndryshuar, pasi vlonjati ka nisur te ushtroje ndaj saj ne menyre te vazhdueshme dhune fizike e psikologjike duke e rrahur, keqtrajtuar, kercenuar dhe fyer. Uniformat blu plotesuan urdhrin e mbrojtjes se menjehershem per te demtuaren dhe dosja i kaloi gjykates.