Kerkohej e zhdukur, kthehet nuse
Durres- Nje ngjarje e rralle ka ndodhur ne qytetin e Durresit diten e djeshme, pas dy javesh ankthi qe kishte mberthyer nje cift te moshuarish me origjine nga Mirdita. Familjaret e kishin deklaruar te zhdukur ne Policine e Durresit, por 20-vjecarja rikthehet me "vellon" e nuses. Vajza me inicialet E. P., banuese ne lagjen nr. 17, eshte paraqitur vullnetarisht ne policine e qytetit bregdetar, duke deklaruar kthimin e saj dhe se nuk ishte rrembyer apo sakrifikuar, sic edhe dyshohej.
Burime zyrtare bene dje me dije per "KJ" se qe prej dates 25 shkurt te ketij viti, kishin shpallur ne kerkim 20-vjecaren, duke iu trembur edhe nje mashtrimi te mundshem me qellime trafikimi. Ne kallezimin e tyre prinderit e moshuar te se humbures, kishin deklaruar se vajza u largua nga banesa pa i njoftuar apo lene adrese. Me pas nuk ishte kujtuar t'u telefononte dhe njoftonte per vendndodhjen, ndersa kishin mohuar konfliktet serioze mes tyre. "Une nuk jam zhdukur dhe as me kane rrembyer. Kam ikur nga shtepia me 25 shkurt me nje qellim, per te takuar djalin qe dashuroja dhe per t'u martuar me te", ka shpjeguar vajza para grupit hetimor, pas paraqitjes ne komisariat. E vene para pergjegjesise per alarmin e kot tek policia dhe prinderit, 20-vjecarja eshte mbrojtur duke thene se ka pasur nje mosmarreveshje te vogel me prinderit, pasi ajo e donte kete djale dhe qellimi ishte martesa, por familjaret i trembeshin.
Pasi kane sqaruar motivet dhe rrethanat e largimit me deshire, policia ka konfirmuar martesen e ciftit, vajza me inicialet E. P., ishte martuar me 30-vjecarin me inicialet P. D. Pas sqarimit te kesaj ceshtjeje, policia ka njoftuar dhe prinderit e vajzes duke bere ballafaqimin dhe mbyllur dosjen perkatese. Edhe bashkeshorti i 20-vjecares ka pranuar rrethanat e ngjarjes dhe qellimin, duke finalizuar kete arrati ne nje martese. Dosja i kaloi prokurorise per veprime te metejshme procedurale.