E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenoi avokatin kundershtar pasi humbi gjyqin, kapet i kerkuari

Lushnje- Kercenoi me jete avokatin e kundershtarin ne nje proces gjyqesor per ceshtje pronesie, ndalohet vetem pas disa muaj kerkimesh i dyshuari. Policia e Lushnjes beri dje me dije, se duke zbardhur dita e enjte mundi te ndalonte dy persona te kerkuar, nje prej te cileve per llogari te saj. Asqeri Cela 45 vjec, banues ne qytetin myzeqar, akuzohej per vepren penale "kanosje e gjyqtarit", e kryer ne bashkepunim. Sipas dosjes hetimore te policise dhe prokurorise vendore, ne ngarkim te Celes kishte bere denoncim avokati me inicialet Z. H. Gjate rrefimit dhe kallezimit ne komisariat, pas perfundimit te nje procesi gjyqesor, ceshtje civile qe ai mbronte ne adrese te nje klienti tjeter ne Gjykaten e Lushnjes, Asqeri Cela, ne bashkepunim me nje te afermin e tij dyshohen se i kane kercenuar jeten avokatit dhe familjes se tij. Pas denoncimit i dyshuari eshte arratisur nga banesa pa rene ne pranga, kurse bashkepunetori eshte ndaluar pas krimit. Personi i dyte i ndaluar eshte Ermir Kalemasi 22 vjec, banues ne fshatin Dushk te Lushnjes. Burime zyrtare te policise se Fierit thane se i riu kerkohej nga homologet e Gjirokastres, pasi me vendim te Gjykates se Rrethit eshte denuar me 6 muaj burg per vepren penale "falsifikim te leternjoftimeve, pasaportave dhe vizave". Po diten e djeshme, Kalemasi i eshte dorezuar uniformave blu te Gjirokastres per veprime te metejshme, kurse Cela eshte izoluar ne qelite e komisariatit Lushnje.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›