E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e pastër nga bakteri i kastravecit

"Sa i takon rrezikut për Shqipërisë, ai është zero, pasi nuk ka importe nga këto vende dhe zarzavatet janë të prodhimit vendas kryesisht. Shqipëria është vend më pak i rrezikuar, por nuk kemi asnjë të drejtë të mos demostrojmë sistem vigjilence", tha Vasili.

Sipas tij, autoritetet në vend kanë marrë të gjitha masat për t’u njohur me simptomat e prekjes nga bakteri në fjalë. "Pavarësisht se Shqipëria ka një qetësi epidemike në këtë pikë, sistemi i  alertit kombëtar është evidentimi i çdo lloj shenje që lidhet me këtë simptomalogji dhe vëmendja e shtuar e qytetarëve që nëse vërejnë një shenjë të tillë t’u drejtohen autoriteteve mjekësore", tha kreu i Shëndetësisë.

Deri më tani, 120 është numri i personave të prekur në Gjermani, ndërsa bakteri është përhapur në Danimarkë, Angli, Suedi, Hollandë, Çeki, Spanjë. "Ka pasur një histori përhapjeje që ka prekur me fort Evropën Veriore. Gjithashtu, më i prekur eshte Veriu i Gjermanisë", shtoi Vasili. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-30 16:13
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›