Selimi: Armët e dedikuara për familjen Jashari s’u blen kurrë

Selimi, ka thënë se ka njohuri se një shumë prej 40 mijë markash ishin dërguar nga Gjermania në Tiranë për të blerë armë, ndërsa përgjegjës për këtë ishin Azem Syla dhe Shaip Muja. I pyetur se pse është lakuar emri i tij në këtë mes, ai ka thënë se nuk ka njohuri për këtë dhe se për këtë punë ka marrë vesh pas përfundimit të luftës. Sipas tij për këtë duhet të pyetën Azem Syla dhe Shaip Muja.
Sipas Selimit, thuhet se përveç se janë dërguar parat për blerjen e atyre armëve, aty ka qenë edhe e specifikuar se çfarë armësh do të blihen saktësisht. Sipas tij parat janë ,marrë dhe ato armë nuk janë ble kurrë. Ai tha se ata kanë blerë dhe dërguar armë në Prekaz por jo me ato mjete.
Rexhep Selimi tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes foli edhe për veprimtarin e tij s ministër i Rendit në Qeverinë e përkohshme të Kosovës, pas luftës, ku sipas tij, çdo gjë është punuar legalisht. Ai mohoi se një shërbim i tillë funksionon edhe tash për çka Selimi akuzohet nga disa ish zyrtarë të SHIK-ut. Sipas tij ky SHIK-u punon edhe tani, madje tha se e din se ku fshihen dosjet, por pa treguar saktësisht se ku.
Selimi kërkoi edhe njëherë sqarime nga kryeministri Hashim Thaçi për takimet, sipas tij sekrete, me presidentin e Serbisë Boris Tadiq.