E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama siguron se nuk ka largim të ngutshëm nga Afganistani

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se nuk do të ketë “nxitim për largim” nga Afganistani, pavarësisht vrasjes së 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan.

Obama tha në një intervistë se edhe më tej mbetet e domosdoshme “dalja në një mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të mos ketë nevojë të kthehemi sërish”.

Vrasjet sërish kanë përkeqësuar raportet edhe ashtu të tendosura, pas lajmit se muajin e kaluar trupat amerikane në Afganistan kishin djegur kopje të Kuranit.

Obama i ka quajtur vrasjet “shpirt-copëtuese dhe tragjike”, por ka shtuar se mijëra trupa, qindra këshilltarë në sektorin civil dhe sasi e madhe e pajisjeve në Afganistan, duhen ende për të siguruar afganët se mund të mbrojnë kufijtë e tyre nga kthimi i Al Qaedës.

Obama theksoi se SHBA-ja nuk do të qëndrojnë në Afganistan më shumë se sa “që ka nevojë.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›