E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqiperia, eshte i vetmi vend ne Evrope qe ka rritje ekonomike"

Rritja ekonomike e Shqiperise eshte serish ne faqet e mediave te huaja. Ne nje shkrim te sajin, gazeta prestigjioze britanike, "The Guardian" shkruante dje se me nje rritje te parashikuar ne 0.5 % per kete vit, Shqiperia eshte vendi i vetem ne Evrope, qe gezon rritje te ekonomise. Mario Holzner, ekonomist ne Institutin per Studime Nderkombetare Ekonomike te Vjenes, thote se nje rritje e tille ekonomike perben nje skenar mjaft pozitiv, per Shqiperine.

Holzner thekson se kjo eshte rritja me e madhe ekonomike ne te gjithe Europen. Sipas tij, duke marre parasysh faktin se vendet e rajonit dhe me gjere po vuajne nje renie ekonomike nen nivelet zero, nje ngadalesim i rritjes ekonomike ne Shqiperi eshte mese i justifikueshem.

"The Guardian" shkruan per investimet e medha ne infrastrukture, te cilat kane bere te mundur zhvillimin ekonomik te vendit. Ne nje interviste dhene per Agjencine e lajmeve "Reuters", pak kohe me pare, kryeministri Sali Berisha theksoi se ekonomia shqiptare vazhdon te jete e forte dhe e qendrueshme. Rritja ekonomike e Shqiperise dhe hapat perpara, qe ajo ka bere kane qene jo pak here ne faqet kryesore te mediave boterore.

Pak dite me pare, ne nje shkrim te sajin, edhe "Financial Times" e cilesoi Shqiperine nje burim drite ne mes te nje Evrope te zymte. E po keshtu, shkrime lidhur me zhvillimin ekonomik, reformat dhe hapat perpara te Shqiperise kane rezervuar edhe agjenci te tjera si "Shkruaj per pronesine", "Biznes New Europe", e te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›