Pas gjashte muajsh, leku ringrihet ndaj euros
Pas gjashte muajsh renie ne kursin e kembimit monedha vendase, leku, ka forcuar pozitat ne kembim me euron dhe dollarin. Ne krahasim me fundin e javes qe shkoi leku ka fituar nje gjysme pike ne kembim me euron, dhe 1 pike ne kembim me dollarin. Nje euro kushtoi dje 131 leke nga 131.5 qe ishte ne fundjave. Agjencite e kembimit valutor thane se forcimi i lekut ka si shkak rritjen e ofertes per valute, e cila ka ndikuar ne rritjen e kerkeses per leke, e per rrjedhoje edhe ne vleren e tij. Oferta per valute eshte stimuluar nga renia e importeve, duke bere qe tregtaret e importit te kerkojne me pak euro per te blera mallra jashte vendit. Gjithashtu ne forcimin e lekut ka ndikuar pozitivisht edhe kredia 250 milione euro, qe qeveria ka marre ne tregun e jashtem per te mbuluar nje pjese te deficitit buxhetor. Per te shmangur humbjet qe i vijne biznesit nga kursi i kembimit, pikerisht ne keto kohe kur monedha vendase eshte zhvleresuar dukshem, Banka e Shqiperise sugjeron qe te aplikohen kontratat e se ardhmes. Te cilesuara ndryshe si kontrata "Future", ato jane nje marreveshje midis dy paleve, per te blere ose shitur asete reale apo financiare ne nje date te ardhshme, por me kushte (cmim e sasi) qe paracaktohen ne momentin e nenshkrimit. Ne kushtet aktuale te kursit te kembimit, importuesit jane te ekspozuar ndaj humbjeve ndersa eksportuesit jane me te favorizuar. Banka e Shqiperise duke pare zhvillimet e fundit i rekomandon biznesit se, ka ardhur koha qe te rritet perdorimi i instrumenteve me komplekse financiare, sic mund te jene kontratat e se ardhmes. Ne Shqiperi aktualisht, nuk ekziston asnje instrument ne gjendje te siguroje mbulimin nga luhatjet e kursit te kembimit. Kjo ben qe subjektet tregtare te jene vazhdimisht te ekspozuara ndaj luhatjeve te pagesave, duke rrezikuar rrjedhimisht qendrueshmerine e biznesit te tyre.