E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria fiton Kupën N.Y.C, mposht 4-1 Irlandën në finale

Pas dy javësh emocione dhe lufte të fortë sportive, Shqipëria ka triumfuar në edicionin e parë të turneut "Kupa N.Y.C.". Skuadra jonë mposhti 4-1 në finale Irlandën, në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë. Përveç trofeut për skuadra, për t‘u shënuar ishte edhe vlerësimi për kapitenin kuqezi, Rigels Qosa, i cili u vlerësua me "Topin e Artë", si lojtari më i mirë i aktivitetit. Turneu startoi me 16 ekipe, të cilat përbëheshin nga ish-futbollistë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë bota, të cilët jetojnë në Nju Jork Siti. Ecuria e skuadrës shqiptare ka qenë mjaft mbresëlënëse: ata u kualifikuan në finale pasi mposhtën 2-1 Argjentinën. Ndërkohë, në çerekfinale ata kaluan pa shumë probleme Francën. Në anën tjetër, Irlanda ishte kualifikuar në finale pas triumfit 4-1 me Qipron. Për të vendosur fituesin e kësaj gjysmëfinaleje u nevojitën gjuajtjet e penalltive.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›