E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi luhet mes tensionit, nuk mungojnë as grushtet

Duhej të ishte një ndeshje miqësore, por sfida përgatitore ndërmjet Tiranës dhe Partizanit u zhvillua si një derbi i vërtetë, i vlefshëm për kampionatin. Në përballjen mes dy rivaleve historike në vend, që u ndoq nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, nuk munguan golat, kartonët e kuq dhe tensioni në tribuna, por edhe në fushë, ku Ardit Beqiri ka goditur me grusht mesfushorin Lorent Mohelebi. Bardheblutë e drejtuar nga Ilija Lonçareviç kanë kaluar në avantazh në pjesën e parë, pas një penalltie të ekzekutuar mjaft mirë nga mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila. Në fraksionin e dytë të lojës, kampionët në fuqi të vendit mbeten në inferioritet numerik pas largimit nga fusha me karton të kuq të Sorrës. Pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj një kundërshtari, lojtari i ri reagoi ndaj provokimeve të tifozëve, madje ka gjuajtur edhe me top në drejtim të mbështetësve të kuq. Lojtari më tepër në fushë ka bërë që Partizani ta kishte më të lehtë të kontrollonte lojën, madje duke gjetur edhe shumë shpejt golin e barazimit, pas një goditjeje dënimi të Capos. Kur kronometri tregonte 80 minuta lojë, gjyqtari Sokol Jareci ka larguar nga loja me karton të kuq edhe Ardit Beqirin. Mbrojtësi i "demave" goditi me grusht francezin e Tiranës, Mohelebi, pas një zënke banale në mesfushë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›